Ermonela Jaho, sukses në Metropolitan Opera

Ermonela Jaho tashmë është sopranoja e preferuar edhe për operat me famë botërore, e cila ka rrëmbyer duartrokitjet dhe kritikat pozitive të mediave të huaja. Ajo do të ngjitet në Metropolitan Opera në New York me rolin e ëndrrave të saj Ço Ço Sanit në operan Madame Butterfly të Puçinit.

Në datat 8, 13, 16 mars, Madame Butterfly ngjitet sërish në skenën e operës së New Yorkut si produksion i Antoni Mingelës, me regji e koreografi e Karolin Koa. Rolin e Ço Ço Sanit ia kanë besuar sopranos shqiptare Ermonela Jaho, një personazh i brishtë, i ndjeshëm me fund tragjik, të cilën Jaho e ka intepretuar edhe në skenën shqiptare.

Ermonela Jaho është rritur duke shpresuar se një ditë do të këndonte Cio Cio Sanin dhe tanimë që ajo e arriti duket se gjithmonë kur ngjitet në skenë përjeton ëndrrën e saj. Kështu e përshkruan kritika muzikore njujorkese.

“Madam Butterfly” tregon historinë e Butterflait, që beson verbërisht te dashuria e një oficeri detar, një amerikan cinik i quajtur Pinkerton. Por, pas martesës, Pinkerton shkon në shtëpi në Amerikë. Kur Butterfly e zbulon që njeriu që ajo donte është kthyer përsëri me gruan e tij amerikane dhe do të marrë përgjegjësinë e djalit që ajo lindi pas largimit të tij, ajo i jep fund ëndrrës së saj perëndimore dhe kryen harakiri.

SHKARKO APP