Eugène Ionesco, një takimi i paharruar pune me fotografin e shquar shqiptar, Gjon Mili

Nga Kristaq BALLI –

Një prej  damaturgëve më të shquar botërorë të Teatrit Absurd,  rumuno-francezi Eugéne Ionesco lindi 110 vjet  tëhu në Slatina të Rumanisë më 1909,  por do zhvendosej e do të jetonte përfundimisht në Francë në vitin 1945, ku edhe do të shuhej përfundimisht 25 vjet më parë, më 1994 pas një pune të gjatë e të suksesshme krijuese veçanërisht në letërsinë dramaturgjke. Të dy përvjetorët e tij të këtij viti  i përhijnë botës e historisë së artit dramatik, sidomos atij skenik, por edhe lexuesit, audiencës e kritikës artistike  gjeninë e kontributin e tij artistik në një prej zhanreve më kontraverse e prolikse të dramaturgjisë, “Teatrit të Absurdit”,    të cilat ai i shkroi kryesisht në frëngjsht dhe ku ai mbetet një prej shembujve më të shquar të teatrit avanguard botëror.

Fëmijërinë dhe adoleshencën e kaloi në Francë. U kthye në Rumani më 1925 pas divorcit të prindërve të tij, ku studioi Letërsi franceze në Universitetin e Bukureshtit(1928-1933). Martohet me Rodica Burileanu më 1936, lindin një vajzë, për të cilën Jonesko shkruan disa tregime jokonvencionale për fëmjë. Më1938 e më pas më1945 shkojnë në Francë fillimisht në Marsejë dhe më pas në Paris pas mbarimit të Luftës II Botërore.

Fillimet e para krijuese në letërsi ishin poezitë dhe kritika në disa gazeta në Rumani. Veprat e para të tij të plota ishin “Nu” (Jo), një libër kritik për poezinë rumune dhe “Hugoliade”, një biografi satirike për Viktor Hygo, e cila përfshin episode skandaloze të jetës së Hygoit.

Dramën e parë e ka shkruar në vitin 1948, “La Cantatrice chauve” e performuar së pari në gjuhën angleze si “The Bald Soprano” (Sopranoja Tullace),1950. Kjo dramë, e cila konsiderohet si një shembull e “anti-teatrit”, inspironte një revolucion në  teknikat dramatike dhe ndihmoi lançimin e Teatrit të Absurdit.              Më pas ai shkroi një seri dramash të shkurtra  me një akt, apo skeçe të gjatë në rumamisht, por të përkthyera në anglisht, si “Jack, or the  Submission” (Xhek, ose Nënështrimi), 1950, “La Leçon” (Mësimi), 1950, “Salutations” (Përshëndetjet), 1950, “Les Chaises” (Karriget), 1952, “The Future is in Egs” (E Ardhmja është tek vezët), 1951, “Victims of Duty” (Vikimat e detyrës), 1952, “Le Nouveau Locataire” (Qiraxhiu i Ri),1955. Këto pjesë të shkurtra absurde, që konsiderohen si “antidrama” shprehin idetë “antilogjike”, ndjenja moderne të izolimit, pamundësisë dhe kotësisë së komunikimit, me forcë komike surrealiste duke parodizuar konformizmin e borgjezisë dhe formave konvencionale teatrale. Ai shpërfill psikologjinë dhe dialogun koherent, duke përshkruar në këtë mënyrë një botë të dehumanizuar me karaktere mekanike e marioneta të cilët flasin jo logjikisht.  “Rhinoceros” (Rinoceronti), 1960, drama dhe shfaqja e tij më e famshme reflekton përvojën personale të Ionescos me fashizmin: Rinoceronti përshkruan  betejën e një njeriu për të ruajtur identitetin e integritetin e tij i vetëm  në një botë ku gjithë të tjerët i janë dorëzuar “bukurisë” së forcës kafshërore.              Me dramën e gjatë “The Killer” (Vrasësi),1959,  Ionesko filloi të eksplorojë situata më të gjera dramatike që tipizojnë karaktere më të humanizuar. Sidomos këtu përfshihet Berenger, një karakter qëndror në një numur dramash të Ioneskos, e fundit nga të cilat ishte “A Stroll in the Air” (Xhiro në ajër). Berenger është një figurë gjysëm autobiografike që shpreh habinë e Ioneskos dhe ankthin për kotësinë e realitetit. Në “The Killer” (Vrasësi)  ai ndesh vdekjen në figurën e një vraësi serial. Kjo është një nga arsyet që në këtë dramë Ionesko shpreh me forcën më të madhe tmerrin e tij të konformizmit  ideologjik, të inspiruar nga ngritja e  ushtrisë të hekurt fashiste në Rumani gjatë viteve ’30. “Exit the King” (Zhdukni  Mbretin), 1962 e shfaq atë si Mbreti Berenger I, figurë e një njeriu të zakonshëm, i cili lufton për qëllimin e tij me vdekjen e vet. Dramat e tij të fundit, si “Hunger and Thirst” (Uri dhe Etje), 1966, “Macbett” (Makbeth), 1972 dhe “Ce Formidable Bordel”, 1973 tërhoqën më pak vëmendje.

Ionesko ka shkruar një libret për opera “Maximilien Kolbe” (me muzikë të Dominique Probst) që është performuar nga 5 vende, është filmuar dhe rregjistruar në CD. Ai ka shkruar edhe një roman “The Hermit” (Heremiti), botuar së pari më 1975.

Një vend të veçantë në krijimtarinë e Ioneskos zenë shkrimet teorike mbi teatrin. Ai i shkroi ato në përpjekje të korrigjojë kritikat që kishin keqkuptuar veprën e tij dhe kishin influencuar gabimisht tek spektatori. Duke vepruar kështu, Ionesko artikuloi mënyrat që ai mendonte se si duhej të reformohej teatri.

Ionesko konsiderohet si shkrimtar  Teatrit të Absurdit. Studiuesi më eminent I këtij zhanri teatror, Martin Esslin, në librin e tij me të njëjtin titull e radhit Ionescon në shkrimtarët kontemporanë si Sammuel Beckett, Jean Genet, Arthur Adamov, Harold Pinter, Luigi Pirandello, Friedrich DürrenmattVáclav Havel, etj.

Esslin e klasifikon “absurd” bazuar në konceptin e Albert Camy mbi absurdin, duke nënvizuar se Beckett dhe Ionesko paraqitën më mirë  në veprat e tyre kotësinë e ekzistencës se sa Camys dhe Sartri. Ionesko është etiketuar ndonjëherë si ekzistencialist, por ai e kundërshton atë.

Në bibliotekën dramatike të Ioneskos janë rreth 34 drama të shkurtra apo të gjata, disa  libra teorikë e kritikë për artin dramatik e teatrin, një roman dhe disa vepra të papërfunduara. Për kontributin e tij të shquar në fushën dramaturgjike moderne dhe kriticizmin teorik e teatral ai u pranua më 1970 anëtar i Akademisë Franceze.  Ka marrë një seri çmimesh si atë të Turneut të Festivalit për Filma, 1959; Çmimin e Italisë,1963; Çmimin e Shoqërisë së Autorëve të Teatrit,1966;  Çmimin e Madh Kombëtar për Teatrin, 1969,  Çmimin e Madh të Monakos, 1969, Çmimin Shtetëror Austriak për Letërsinë Europiane,1970; Çmimin e Jerusalemit,1973, anëtarësimin në Akademinë Rumune dhe disa grada doktorale  nga universitete të ndryshme në Europë, etj.

“Një vepër  arti është mbi të gjitha një aventurë e mendjes sime”- thotë Ionesko.

Sipas Gjon Milit, fotografitë e tij për dramaturgun Ionesko, që janë bërë gjatë një sesioni 15 minutësh në vitin 1971 për  revistën e madhe amerikane  “LIFE”, ilustrojnë dy mënyra klasike të qasjes fotografike për një subjekt. “Ionesco arriti tamam në mbrëmje, i  shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij. Unë e rehatova atë në një kolltuk të madh dhe fillova të shkrep në mënyrë rastësore, duke biseduar me të dhe të ndërhyj në orvajtjet e Madam Ioneskos për të ulur një xhufkë të padisiplinuar flokësh prapa kokës së tij (Unë i shpjegoja se ajo shprehte karakterin). Rezultati tregon se Ionesko e kishte krijuar vetë pozën e tij të qetë por të rregullt. Duke synuar tani për një portret më ekspresiv, fillova tí bëj atij disa pyetje. ‘Çfarë mendoni për të rinjtë e sotëm?’ e ngacmova duke e bërë të flasë. Duke mbajtur në njerën dorë aparatin e duke vështruar me vështirësi nëpërmjet shikuesit, qëndroja me vëmendje që ai të mos dilte nga situata, unë shkrepja sa më shpesh mundja deri sa mbaroi kaseta e filmit. Ionesko, i pavëmendshëm ndaj vetes, u pajtua tërësisht e më tregoi mua aq shumë gjera që mua më duhej për ta njohur atë.” (Gjon Mili: Photographs & Recollection, f. 142). Ashtu si edhe me artistë e personalitete të mëdhenj të thuajse nga të gjitha sferat e jetës historike, politike, shoqërore, kulturore, artistike, sportive, edhe bashkëpunimi me Ioneskon tregon se çfarë atributi, autoriteti dhe  korelacioni profesional kishte fituar  Gjon Mili me ajkën e ngjarjeve dhe personazheve të shquar të kohës kur ai jetoi e krijoi dhe se qindra e mijra foto të tij  kanë qenë, janë e do të mbeten një trashëgimi e vyer,  autentike dhe e pashlyeshme në historinë  universale të fotografisë.

SHKARKO APP