Europa Lindore, nordikët e aziatikët me pushime në vendin tonë
Kjo është Ajchin, ose Moza Chen siç i pëlqen ta thërrasin në Shqipëri. Sapo është është kthyer me grupin e turistëve kinezë nga Greqia dhe pas vizitës në qytetin e ngurtë të Gjirokastrës kanë mbërritur në Tiranë.
Prej vitesh jeton në Tiranë dhe është mjaft aktive në guidat turistike. Edhe pse është shumë e lodhur nga udhëtimi i gjatë që ka bërë nuk nguron të shprehë kënaqësinë e bashkëkombësave të saj në lidhje me Tiranën dhe Shqipërinë.
Kinezët janë turistë që preferojnë shumë të lëvizin, duan të shohin gjithçka që kanë mundësi, por më tëpër në shijet e tyre është turizmi kulturor dhe padyshim që qytetet më të preferuara të tyre në vendin tonë janë Berat, Gjirokastra, Kruja por edhe kryeqyteti.
Përgjithësisht bëjnë udhëtime në grup dhe kur bëhët fjalë për Shqipërinë të gjithë në një mëndje tregojnë se me vendin tonë kanë një lidhje të hershme, që nga filmat shqiptarë.
“Unë ndjej një lidhje shpirtërore me Shqipërinë, i dua shqiptarët. Nuk është një vend i panjohur, pasi e kemi parë në filmat shqiptarë të dubluar në Kinë”
“Lidhja jonë me Shqipërinë është shumë e veçantë dhe historike. Në Kinë kemi edhë këngë për vendin tuaj”.
Një nga arsyet e rritjes së turistëve nga Kina është dhe publiciteti që i bëhet Shqipërisë në vendin aziatik dhe sipas Mozës kjo po e kthen vendin tonë në atraksion për këta turistë.
Pasi kanë vizituar dhe Greqinë, turistët duket se preferojnë më shumë akomodimin në Tiranë. ndërsa shoqëruesja zbulon se vaji i ullirit dhe vera shqiptare janë më të kërkuarat nga kinezët që kanë vizituar vendin tonë.
Sipas të dhënave nga tur-operatorët çdo pushues që vjen prej Kinës shpenzon 50 deri në 70 dollarë vetëm për suveniret.
“Na pëlqen shumë Shqipëria, do të kthehemi sërish. Pas Tiranës do të vizitojmë Beratin dhe Vlorën”.
“Shqiptarët janë shumë të dashur dhe mikpritës! Ne i duam shumë”.
Pas heqjes së vizave nga qeveria shqiptare për shtetasit kinezë për periudhën prill-tetor, ka patur fluks kërkesash për të vizituar vendin tonë, edhe pse të mendosh që është një destinacion i largët dhe i kushtueshëm, ku vetëm bileta e avionit varion nga 600-1500 dollarë.
Këtë fluks turistësh e kishte paralajmëruar edhe Ambasadorja e Kinës Jiang Yu pasi vendi ynë vendosi të lehtësojë qëndrimin e shtetasve të Kinës në Shqipëri.
“Gjatë viti 2017 rreth 10 mijë kinezë kanë vizituar Shqipërinë, por pas këtij vendimi pritet që të rritet numri i turistëve. Shqipëria ka shumë vende të veçanta. turizmi kulturor është më i kërkuar nga kinezët”.
Diplomatja kineze kërkon nga agjensitë turistike të krijojnë lehtësirat e duhura por dhe paketa turistike të përshtatshme për në Shqipëri por edhe në rajon.
“Operatorët turistikë mund të krijojnë marrëdhënie partneritet që të krijojnë paketa tërheqësë për turistët kinezë si në Shqipëri edhe në vendet e rajonit”
Edhe sipas Agjensisë Kombëtare të Turizmit për periudhën prill-tetor, tur operatorët e mëdhenj të Azisë kanë treguar interes të lartë për Shqipërinë, ku sipas këtij institucioni numri i turistëve kinezë pritet të arrijë në 100 mijë që do të vizitojnë vendin tonë.
Por Tirana këtë vit nuk është vetëm destinacion turistik vetëm për vizitorët nga vendet aziatike.
Në kryeqëndrën e Shqipërisë mund të vizitosh Sheshin Skëndërbej, Piramiden, Muzeun Historik, Pazarin e Ri, qendrat historike por dhe mund të shijosh gatimet tradicionale.
Tirana duket një vend i këndshëmpër këta turistë serb, që nuk hezitojnë të kenë kujtimet e tyre.
“Është hera e parë që vizitoj Tiranën, qyteti është super. Kam ardhur nga Beogradi”.
“Jam nga Beogradi, jam pjesë e një turi që viziton Shqipërinë. Ishim dhe në Elbasan, në Ohër do të jemi më vonë.Tirana është e bukur, do të qëdrojmë dy ditë”.
Për londinezët, moti është perfekt. Kjo turiste thotë se ka hapësira të gjelbra, pavarësisht se shqiptarët e konsiderojnë këtë si mungesën me të madhe të qytetit.
“Erdhëm mbrëmë dhe do të qëdrojmë për tre ditë.Do të shkojmë në Gjirokastër dhe Vlorë, Tirana është e dashur dhe e gjelbëruar edhe pse sytë e mi janë alergjikë. Më pëlqeu sheshi, ushqimi është i mrekullueshëm”.
Ndërsa ky turist amerikan, pasi ka vizituar Kosovën ka ardhur të vizitojë kryeqytetin shqiptar, por veçanërisht kuriozitet për të riun përbën piramida.
“Vij nga SHBA. Vizitova Kosovën dhe meqë isha afër vendosa të vija edhe në Tiranë. Kam lexuar në internet për Piramiden dhe kisha shumë dëshirë ta shihja nga afër”.
Ky grup nga Belgjika ka marrë informacione në infopointin e Bashkisë japin qëndrime të ndryshme në lidhje me Tiranën, por për një gjë bien të gjithë dakord, shqiptarët dhe ushqimin janë fantastikë.
“Ne jemi një grup nga Belgjika dhe po bëjmë një tur në Ballkan. Është hera e katër që kam vizituar Shqipërinë, por këtë radhë arsyeja e vizitës është për të shoqëruar miqtë e mijë.”
“Shqiptarët janë njerëz shumë të dashur. Ushqimi fantastik. U Suprizova!”
“Qendra e Tiranës është shumë e zhurmshme, shumë kaos, ndërsa agroturizmi në zonat përreth është e mrekullueshme. Po pres me padurim që të shkoi tani”.
Edhe për këtë çift italian vendi ynë është një destinacion mjaft i këndshëm dhe nësë do t’i premtojë koha do të rikthehen sërish.
“Vijmë nga Italia, do të vizitojmë zonat kulturore në Tiranë dhe më pas do të udhëtojmë drejt jugut të vendit. Nuk e di nësë do të rikthehem sërish, por nësë do të më premtojë koha pse jo.”
Mirela Koçollari, Drejtore e Trashegimisë Kulturore dhe Turizimit në Bashkinë e Tiranës thotë se ka disa arsye përse një turist duhet ta shoh kryeqendrën.
Qëllimi është që numri i tyre të rritet edhe më tej.
Operatorët turistikë në Tiranë, shprehen se rrugët e kryeqyteti janë plot por janë më shumë turistë ditorë.
Kliton Gërxhani, kryetari i Shoqatës së tur operatorëve shqiptarëve, thotë që Tirana duhet të konkurojë me Serbinë duke u fokusuar nga turistët që vijnë nga bota e biznesit.
Por nëse kryeqyteti vizitohet më shumë nga turistë ditorë, ndryshe ndodh në bregdet. Risia e këtij viti në bregdetin e adriatikut jane turistët nordikë.
Suedezët, norvegjesët dhe finlandezët kanë zgjedhur plazhin ranor të Durrësit për të kaluar disa ditë pushimi.
Edhe ky grup turistësh që po shijojnë bukurinë e natyrës, e kanë njohur Shqipërinë përmes ofertave të tur operatorëve nordikë.
“Unë jam nga Suedia. Më pëlqen shumë natyra, njerëzit dhe ushqimi që është fantastik”.
“Vij nga Norvegjia, zgjodha ofertën që na dha agjensia dhe jemi shumë më të kënaqur”.
“Për herë të parë ndodhem në Durrës. Jemi shumë të kënaqur nga shërbimi, nga plazhi dhe njerëzit”.
“Kemi ardhur nga Finlanda, është hera e parë këtu në Shqipëri, ku do të qëndrojmë për dy javë. Njerëzit janë të këndshshëm dhe është shërbimi është i mirë. Ne po kënaqemi”.
Por duhet të thënë që nordikët nuk janë të ftohtë, dinë tregohen edhe të sjellshëm si edhe të bëjnë shaka.
“Ehe ti je shumë e këndshme”.
“I love uuuuu”.
Durrësi është rreth 36 km nga Tirana dhe rreth 32 km nga Aereoporti Ndërkombëtar Nënë Tereza, gjë që e bën një pikë strategjike për përzgjedhjen prej turistëve si pika më e afërt turistikë.
Por çmimet janë faktor i konsideruar mjaft favorizues.
Të gjithë këto faktorë kanë ndikuar që hotelet cilësore në qytetin bregdetar të jenë pothuajse të gjithë të prenotuara deri me 25 Shtator.
Elidon Delilaj, është menaxher i një hoteli me 140 dhoma, të cilat i ka të rezervuara.
E mbyllur për turistët rreth 50 vite, në fillim të viteve’90 , Shqipëria ofron një pamje heterogjene të turizmit bregdetar dhe malor dhe ka tërhequr gjithnjë e më shumë turistë të huaj në dhjetë vitet e fundit.
Në 4 muajit e parë të vitit 2018 në Shqipëri kan hyrë mbi 1 milionë shtetas të huaj, një rritje prej rreth 13% në krahasim me vitin e shkuar. Mbi 50% e shtetasve të huaj kanë hyrë në rrugë tokësore.
Por për Shoqatën e tur operatorëve shqiptarë kapaciteti i ulët akomoduese, shërbimi dhe infrastruktura e dobët mund të kthehen në një reklamë të keqe.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi në emision ‘Arena’ në Ora News tha se tashmë janë prenotuar 300 charter-a që do të sjellin pushues në Shqipëri si dhe janë prenotuar hotele për 150 ditë dhe që ky numër po shkon gjithmonë e më shumë në rritje.
Tashmë është kthyer në domosdoshmëri ndërtimi i një aeroporti të dytë, pasi çmimet e biletave të avionit janë shumë të larta krahasuar me vendet e tjera.
Pavarësisht këtyre pikave të dobëta Shqipëria është kthyer në një atraksion turistik për turistët nga e gjithë bota. Nordikët, nga Europa Lindore, gjermanë, belg, italianë, si dhe nga kontinentet e tjera si ai amerikan, australian si dhe aziatiku janë turistë që tashmë mund ti shikosh shpesh madje pa krijuar më habi.
Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë të 2018, numri i vizitorëve të huaj i ka siguruar ekonomisë së vendit rreth 331 milionë euro, me një rritje rreth 7% në krahasim me vitin e shkuar.
Shkrimet pozitive në mediat ndërkombëtare po ashtu po drejtojnë turistët drejt Shqipërisë duke i ftuar të zbulojnë vendin e albanëve, por dhe reklamimet që vetë turistët bëjnë në rrjetet sociale por dhe të miqtë e tyre mund ta kthejnë Shqipërinë në një destinacion për pushime.
Bashkëjetesa e kulturave të ndrushme, traditat e ruajtura me karakteristika të ndryshme në zona të ndryshme, panorama fantastike që ofrojnë malet, por dhe bregdeti janë kthyer mund të themi në mbresa të paharrueshme për vizitorët, të cilët nuk ngurojnë as ta shprehin.
/Ora News