Europa Qëndrore dhe Lindore në festën e Kinës, pjesë edhe Shqipëria

Në mbrëmjen e 5 dhjetorit, në teatrin “Poly” të Qendrës së Kulturës dhe Artit të Kunshan-it në provincës Jiangsu të Kinës Lindore, u mbajt Galaja e Vitit të Ri të Bashkëpunimit Kinë- Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Artistët nga Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore prezantuan një “festë arti” ku u ndërthurën Lindja dhe Perëndimi, tradita dhe moderniteti.

Ishin të pranishëm zv.ministri i Punëve të Jashtme të Kinës dhe Sekretari i Përgjithshëm i Sekretariatit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e EQL-së Çin Gang dhe titullarë diplomatikë të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në Kinë.

Qyteti Kunshan është vendlindja e operës Kunqu, një thesar i operës tradicionale kineze, kështu që Kunqu nuk kishte si të mungonte në këtë shfaqje gala.

Fragmentet nga opera Kunqu “Lufta e Malit të Artë” dhe “Shiu i Wutong-ut” e magjepsën publikun. Përveç operës tradicionale kineze, akrobacisë, muzikës popullore dhe arteve të tjera tradicionale me karakteristika kineze, të pranishmit shijuan gjithashtu valle popullore, simfoni dhe opera klasike nga 17 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Shqipërinë.

Ambasadori shqiptar në Kinë, z. Selim Belortaja, u shpreh: ”Jam shumë i impresionuar me performancën e galasë sot dhe mendoj që me këtë gala plotësojmë plotësisht tablonë e ‘17+1’ në të gjitha aspektet e shkëmbimeve ekonomike, sociale e kulturore.

Në këtë gala, mendoj që plotësojmë dhe një dimension tjetër, që është dimensioni kulturor dhe shpirtëror i vendeve tona. Kjo gala na tregon se sa potencial, sa fuqi kanë vendet kur bashkëpunojnë.”

Mekanizmi i bashkëpunimit “17 +1”, që u krijua në vitin 2012, është një nismë e propozuar nga Kina për të forcuar shkëmbimet e gjithanshme me vendet e Europës Qendrore e Lindore.

Vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe vendeve të EQL-së i kalon tani 95 miliardë dollarët amerikanë. Infrastruktura, energjia, bujqësia, tregtia ndërkufitare, turizmi dhe teknologjia janë fushat kryesore të bashkëpunimit.

SHKARKO APP