Eva Alikaj sjell në TKOB magjinë “Master Class – Maria Callas” të Terrence McNally

𝑴𝒆 𝒅𝒂𝒕ë 𝟖 𝒔𝒉𝒕𝒂𝒕𝒐𝒓 𝒏ë 𝒐𝒓ë𝒏 𝟐𝟎:𝟎𝟎, 𝑷𝑹𝑬𝑴𝑰𝑬𝑹Ë 𝑨𝑩𝑺𝑶𝑳𝑼𝑻𝑬 𝒏ë 𝑯𝒐𝒍𝒍𝒊𝒏 𝑲𝒐𝒏𝒄𝒆𝒓𝒕𝒐𝒓 𝒕ë 𝑻𝒆𝒂𝒕𝒓𝒊𝒕 𝑲𝒐𝒎𝒃ë𝒕𝒂𝒓 𝒕ë 𝑶𝒑𝒆𝒓ë𝒔 𝒅𝒉𝒆 𝑩𝒂𝒍𝒆𝒕𝒊𝒕, magjia e sopranos legjendare Maria Callas vjen nën interpretimin fantastik të aktores së mirënjohur, Eva Alikaj, në veprën “Master Class – Maria Callas” të autorit Terrence McNally.
Maria Kalas ishte dhe mbeti legjenda e skenave operistike të një shekulli. Shkëlqimi i fuqishëm i këtij ylli do të reflektonte në një qiell që nuk ishte gjithnjë i kthjellët.
Maria Kalas ishte dhe mbeti legjendë e shekullit që lamë pas. Çdo përpjekje e saj për të arritur majat do të kalonte nga një dritë e fuqishme si një shkreptime. Ajo diti se si të hidhte hapat për tu ngjitur në skenën e operës dhe atë të lavdisë. Kishte gjithnjë diçka ndryshe, një vezullim të hirshëm dhe një vokal të fuqishëm, melankolik, të mallshëm, pikëllues dhe shpërthyes. Zotëroi skenat e mëdha dhe pushtoi zemrat e një admiruesi të rafinuar mbarëbotërorë.

Albert Vataj / Koha Jonë

SHKARKO APP