“Fabrika e Peizazheve Muzikale”, turneu nis nga Zvërneci

Festivali “Fabrika e Peizazheve Muzikale” do të ndalojë këtë muaj në Zvërnec, Vlorë, në Manastirin ”Fjetja e Hyjlindeses”, tek Laguna e Nartës.

Ky festival do të nisë më datë 28 korrik në Zvërnec, Vlorë. Koncerti do të sjellë krijimtari novatore nga kompozitori Aulon Naçi. Vepra muzikore sjell ndërthurje dhe harmoni të muzikës së dhomës, baletit dhe kantos.

Rrugëtimi i radhës do të mbahet në 2 gusht në Tiranë, me vepra të kompozitorit të mirënjohur spanjoll Manuel de Falla, nën drejtimin e dirigjenti spanjoll Ricardo Casero.

Magjia e tingujve spanjolle do te interpretohen nga instrumentiste spanjollë dhe shqiptarë, balerinë dhe këngetarë solistë profesionistë.

SHKARKO APP