FemArt, nga sot e deri më 16 qershor
Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, për herë të shtatë organizon festivalin “FemArt” – Festivali Rajonal për Artiste – që do të mbahet në Prishtinë nga sot deri më 16 qershor.
Moto e festivalit këtë vit është ‘Me Liri kundër Marres’, duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendim-marrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime e gjykime.
Organizatoret, nëpërmjet një komunikate thonë se “duke qenë të gjykuara dhe të turpëruara nga shoqëria patriarkale, moto e festivalit FemArt ka për qëllim të rrisë vetëdijen dhe të fuqizojë gratë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, sociale, raciale apo preferencave seksuale”. /KP/