Fëmijët e Shkodrës pa hapësira

Me mbarimin e shkollës, fëmijët në qytetin e Shkodrës vuajnë mungesën e hapësira publike, për të kaluar kohën e lirë. Të vetmet hapësira ku ata mund të luajnë janë lulishtet apo rrugët teksa fusha sportive për fëmijët nuk ka. “Nuk mund ta përcaktoj nëse janë të mjaftueshme apo jo, përveç faktit që bëhet një radhë e gjatë për të zënë një lojë. Them se është e pamjaftueshme”, thotë një i moshuar.

“Nuk ka ambiente të mjaftueshme për fëmijët”, thotë një tjetër prind. ”Më shumë rri në shtëpi ose dal me shokët për të luajtur playstation ose nëpër kalçeto”, thotë një fëmijë.

Prej 20 vitesh, çdo verë, oratori “Don Bosko” i kishës Katolike, kthehet në shtëpinë e fëmijëve të Shkodrës, të cilët kalojnë orët më argëtuese në këto mjedise. Këtë vit janë regjistruar rreth 1 mijë të rinj, të cilët përveç lojërave, mund të studiojnë edhe gjuhët e huaja apo të bëhen pjesë e aktiviteteve artistike.

SHKARKO APP