Femra, një mbretëreshë pylli në oazin natyror të Channelit
Detaje ikonike dhe një skenografi spektakolare që transformoi Gran Palais në një pyll vjeshte. Ky është ambienti i këndshëm i rikrijuar për të organizuar shfaqjen e modës së Channelit gjatë Javës së Modës në Paris. Koleksioni vjeshtë/dimër 2018-2019, i projektuar nga Karl Lagerfield është i frymëzuar nga tema e gjetheve, në sferën e ngjyrave, modeleve dhe detajeve. Mbizotërojnë stampimet, të ngjyrosura, por në një sfond të errët, transmeton atsh. Veshjet e mbrëmjes janë të gjata, ose të shkurtra, që lënë shpatullat e zbuluara, ndërsa nuk mungojnë edhe dorezat e gjata. Sa i përket aksesorëve, protagoniste janë kravatat, çizmet me takë të ulët dhe çantat e markës, gjithmonë të çmuara e ikonike.