Festa e Teto Ollgës në Tushemisht

Teto Ollga, personazhi i njohur dhe shume i dashur i filmit shqiptar, xhiruar në Tushemisht të Pogradec, i dha jo vetēm famën fshatit turistik, por tashmê i dha edhe emrin e festês lokale.

Për herë té paré nê Tushemisht u mbajt per tre nete rresht/ festa e teto Ollges. Turisteve ju ofruan produkte karakteristike te zones, punime artizanale dhe prodhime kulinarie tradicionale si petkat. Sheshi i Tushemishtit, ju dha nje tjeter alternative pushuesve te shumte per te shijuar bashke me natyren e bukur te zones, edhe prodhimin e saj tipik. Ministri Klosi i pranishem ne kete feste, deklaroi se ky vit shenoi kthesen e madhe te turizmit shqiptar: vleren e shtuar te produktit karakteristik shqiptar. Pas festes se teto Ollges, ne Pogradec do te organizohet edhe festa e Koranit dhe Belushkes. Klosi: Kemi thënë shpesh që vera këtë vit vjen e mbushur me aktivitete dhe kur e thame ketë para pak muajsh shumë nuk na besuan. Organizimi i një aktiviteti të thjeshtë, por që synon të kthehet në një traditë. Në gjithë zonën turistike janë organizuar festa si kjo e teta Ollgës në Tushemisht. Shumë breza shqiptarësh jemi rritur me figurën e teto Ollgës dhe mitin e atij fshatit shumë të bukur, që ofron mikpritje, traditë, festë, dashuri, ofron pastërti. Duhet të gjejmë magjinë, jo vetëm të teto Ollgës dhe Tushemishtit, por të gjejmë ofertën e zejtarëve.
Kryetari i Bashkisë, Kapri tha se “i jemi përshtatur historisë së këtij vendi. Është vërtet një festë që vërtet i takon fshatit Tushemisht. Uroj ta kthejmë në festë të traditës{.

Deputeti i PS, Eduard Shalsi u shpreh “Hapim siparin e festës së Ollgës. Mbajeni mend mirë këtë ditë si do të jetë 2-4 vjet më pas. Arrin ta shoh si kjo festë do të popullarizohet. Lajm të mirë do t’ju jap se festa e teto Ollgës në dy vitet e ardhshme do e gjejë Tushemishtin dhe Drilonim në një zonë nga më të bukurat s Shqipërisë. Shumë shpejt do të shihni një kantier pune në zonën e Drilonit dhe tushemishtit”.

SHKARKO APP