Festivali “Fustanella” bën bashkë artistët më në zë shqiptarë në edicionin e dytë
Një nga veshjet tradicionale të vendit tonë është fustanella, që vjen në edicionin e dytë të Festivalit “Fustanella” për të përshkruar estetikën e lartë, që populli ynë ka përdorur.
Një kostum, që është përdorur në viset shqiptare dhe që ka mahnitur jo pak të huajt, bën bashkë artistët më në zë shqiptarë, janë 15 instrumentistë, të cilët do të sjellin një festë muzikore të përbashkët me rrënjët e identitet tonë, por në mënyrë bashkëkohore.
Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të virtuozëve Robert Bisha Redi Hasa Michael Godard Fanfara Tirana Mirsad Dalipi e plot surpriza te tjera e presin publikun në këtë edicion të dytë.
Fustanella Festival do të jetë në Tiranë në datat 19,20 dhe 21 tetor. Ndërsa, në datë 22 tetor do të jetë në qytetin e Korçës./atsh/