Festivali i 13-të i Filmit në Shqipëri për të Drejtat e Njeriut
Gazetarja greke Valja Kaimaki, këshilltare e posaçme në Ministrinë e Politikës Dixhitale në Greqi, ishte folësja kryesore në forumin që u mbajt me mbështetjen e Ambasadës Greke në Shqipëri, në kuadër të festivalit të 13-të IHRFFA, të martën më 18 shtator 2018, në orën 11.00, në Europa House. Tema e forumit ishte: “Web portals entrance and/or exit of truth”.
Kaimaki iu referua përfundimit të procedurave për akordimin e licencave televizive në Greqi, ngritjes në vend të institucioneve që kanë si synim transparencën dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit në kuadër të portaleve on-line të lajmeve, siç është Regjistri Online Media edhe Shërbimi i Regjistrimit të Plagjaturës në Internet, duke theksuar se shoqëria është forca më e madhe.
Kaimaki vuri në dukje, ndër të tjera, rëndësinë e informimit pluralist dhe alternativ por edhe të edukimit të qytetarëve për të fituar aftësinë e vlerësimit dhe interpretimit kritik të informimit. Nëse duam të përkufizojmë “fake news” – të cilat përbejnë temën e festivalit të këtij viti IHRFFA- duhet të mendojmë se, nënvizoi znj. Kaimaki, “lajmi që përhap frikë ose kultivon urrejtjen duhet të kontrollohet për mundësinë e të qenit i rremë” .