Festivali i 56-të në Rtsh, shpallen emrat finalistë
Eshte mbyllur me sukses edhe Nata e dytë e Festivalit të 56 të Këngës në RTSH, e cila u çel nga Orgesa Zaimi dhe u mbyll me grupin LYNX.
Në skenë këngët u prezantuan nga mjeshtri i fjalës dhe skenës, Adi Krasta, por edhe me bashkëpunimin e disa prej drejtuesve të festivaleve ndër vite, midis të cilëve Enkel Demi e Rudina Magjistari, Inis Gjoni e Gazmend Gjoka, Ema Andrea e Kastriot Çaushi, Rudina Magjistari, etj..
Rikthimi i Adelina Ismailit dhe emocionet e përcjella në skenë u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku, po aq sa interpretimet e shkëlqyera të Aurela Gaçes, Flaka Krelanit e Kejsi Tolës.
Transemtimi ka vazhduar deri në orët e vona pas mesnate në Post Festival, me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe gazetarëve.
Në këtë takim u shpallën edhe këngët finaliste të natës së tretë që do të këndohen nga:
Artemisa Mithi
Bojken Lako
Denisa Gjezo
Elton Deda
Eugent Bushpepa
Ines Neziri
Manjola Nallbani
Mariza Ikonomi
“NA” dhe Festina Mejzini
Orgesa Zaimi
Redon Makashi
Rezarta Smaja e Luiz Ejlli
Tiri Gjoci
Voltan Prodani
Anëtarët e jurisë janë:
Limoz Dizdari
Makelian Kapedani
Zana Çela
Ilirian Zhupa
Adrian Hila