Festivali i kinemasë shqiptare në Romë
“Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare gjatë e pas komunizmit”, është kjo tema e Festivalit të kinemasë shqiptare që për 4 ditë rradhazi, 4-7 prill 2019, do të mbahet në qëndrën “Shtëpia e Kinemasë” (Casa del Cinema) në Romë.
Është ky edicioni i parë i këtij festivali i titulluar “Albania si gira”, i cili do të hedh vështrimin mbi Italinë dhe italianët përmes prodhimtarisë së pasur kinematografike shqiptare në epokën e propagandës së regjimit komunist dhe pas tij.
Ky festival i ideuar dhe i kuruar nga shoqata kulturore CulturaPro në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Romë, me Ministrinë shqiptare të Kulturës, me Qëndrën Kombëtare arikvore të Kinematografisë e me Institutin italian të Studimeve Historike mbi Europën Qndrore e Lindore, do të sjell për publikun italian e shqiptar filmat: “Gjeneral Gramafoni”, “Koncert në vitin 1936”, “Amaneti”, “Njeriu me top”, “Letra ere”, “Lindje Perendim Lindje”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Bota Kafe’ etj.
Italia ka pasur një rol të rëndësishëm në ngjarjet historike në Shqipëri që janë refelektuar artistikisht e në mënyrë kontradiktore dhe në kinematografinë shqiptare në dy epoka, gjatë e post komunizmit,
Gjatë regjimit komunist italianët shfaqeshin armiq të Shqipërisë, pushtuesit e saj e përkrahës të politikës imperaliste. Ndërsa pas rënies së tij Italia është vendi i mundësive të mëdha, vendi i një jete më të mirë, vendi më i afërt i takimit të shqiptarëve me perëndimin
Por pavarësisht episodeve historike dhe tonaliteteve artistike që ka marrë Italia e italianët në kinematografinë shqiptare, përherë ka pasur mes tyre një empati reciproke e lidhur me afërsinë gjeografike, kulturore e emotive.
Të paharrueshën janë për publikun shqiptar personazhet si Agushi tek filmi “Njeriu me top”, Alberto producenti italian tek filmi “Gjeneral Gramafoni” i Viktor Gjikës, i cili kishte ftuar klarinestin e talentuar Halit Berati të incizonte muzikën e tij, mësuesja e muzikës tek filmi “Lulëkuqe mbi mur ” i Dhimitër Aanagnostit, apo ngjarjet historike ku janë ambientuar filmat si “Koncert në vitin 1936”, i Sajmir Kunbaros, “I dashur armik”, i Dhimitër Xhuvanit, “Letra Ere” i Edmond Budinës etj.