Festivali i muzikës në Ulqin. Inva Mula përfaqëson Shqipërinë

Ulqini do të mirëpresë në fillim të muajit shtator sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula, në Festivalin Ndërkombëtar “Belcanto Dolcinio”.

Për të tretin vit radhazi, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Klasike do të mbahet në Ulqin, në datat 7, 8 dhe 9 shtator, ndërsa pikërisht mbrëmja e fundit i është rezervuar sopranos shqiptare.

E njohur për miqësinë prej vitesh me artistin Genc Tukiçi, sopranoja do të performojë së bashku me pianistin virtuoz në pjesën e vjetër të qytetit turistik të Ulqinit.

Festivali i organizuar nga fondacioni kulturor shqiptaro-amerikan dhe Komuna e Ulqinit nisi në vitin 2016 me synimin për të çuar tingujt e muzikës klasike në qytetin bregdetar shqiptar në Malin e Zi, duke shënuar këtë vit edhe edicionin e tij të tretë.

SHKARKO APP