”Festivali Kulturor Shqipëri-Izrael”, eventet zgjasin deri në 21 shtator

Këtë vit, Festivali kulturor Shqipëri-Izrael, do të sjellë një varietet unik eventesh dhe shfaqjesh në fushat e muzikës klasike dhe tradicionale, arteve figurative, kinematografisë, fotografisë, letërsisë e kostumografisë.

Ideja e krijimit të festivalit lindi si njohje dhe shkëmbim vlerash mes dy vendeve. Almira Emiri, Drejtore Artistike e Festivalit dhe pianiste shqiptare e mirënjohur në arenën europiane dhe në Izrael, e cilëson eventin si një mundësi të artë promovimi për artin dhe kulturën.

Festivali është një iniciativë unike në skenën kulturore shqiptare dhe ballkanike. Ndër pjesëmarrësit e këtij viti do jenë Klezmer Orchestra nga Izraeli, Kuartet Harqesh nga Filarmonia e Berlinit, Nitzan Bartana nga Orkestra e Bazelit dirigjentja Suzana Turku, Sivan Rotem nga Izraeli, e shumë të ftuar të tjerë të veçantë.

SHKARKO APP