Filmi për trafikantët e drogës, Gjergj Xhuvani rikthehet në sheshin e xhirimit me “Liqeni im”

Regjisori Gjergj Xhuvani është rikthyer në sheshin e xhirimit, për të nisur punën me filmin e tij më të ri “Liqeni im”. Me skenar dhe regji të vetë Xhuvanit filmi mbështetetet nga Eurimages në Yerevan dhe është një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë, por ka edhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Në film do të marrë pjesë edhe aktorja Elia Zaharia, ndërkohë QKA ka bërë publike fotot e xhirimeve.  Filmi “Liqeni im” tregon historinë e një djaloshi shkathët, të quajtur Kristo. I ulur në bankën e tij në klasë mendon për kuptimin e fjalisë “Liqeni im”, të shkruar në tabelë nga mësuesi i tij. “Liqeni mund të na jap të gjitha, nëse ne dimë sesi ta pyesim”, shkruan Kristo. Ai pastaj shikon nga  dritarja dhe kujton ngjarjet të cilat kanë ndodhur në muajt e fundit. Djaloshi i ri Kristo jeton në një fshat afër liqenit të Prespës, një lumë i ndarë në tri shtete: Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Kristo, pronari i një varke të vogël peshkimi, përfiton nga kjo situatë gjeografike dhe transporton drogë nga Shqipëria në Maqedoni. Kristo rritet duke adhuruar dy shitës droge, me të cilët punon; Ismailin dhe Paskon.

Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi që ai fillon që të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën. Ismaili merr një vendim fatal, ai dëshiron që të mbizotërojë në tregtinë e drogës që po ndodh në liqe. Kristo rrihet keq, kurse Paskos i ngrihet një kurth nga Ismaili, ndërsa policia është në pritë të tij. Pasko pastaj vritet, në kaosin që po ndodh, nëna e tij vdes dhe gruaja e tij largohet nga vendi.

Kur komuniteti i vogël i peshkatarëve beson që Kristo është fajtor për vdekjen e Paskos, ai e kupton se tashmë Ismaili duhet të ndalet. Kristo hakmerret duke i vënë flakën një anije që bartë drogë, një aksident ky që sjellë vdekjen e Ismailit. Për t’i thënë lamtumirë të kaluarës së tij kriminali Kristo u vë flakën parave të udhëheqësve të drogës. Historia përfundon ashtu si fillon me Kriston, i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund t’u jap atyre që dinë se çfarë t’i kërkojnë.

 

SHKARKO APP