Filmi shqiptar “Delegacioni”, konkuron në Festivalin e 34-t të Filmit të Varshavës
Filmi shqiptar Deleacioni, konkuron në Festivalin e 34-t të Filmit të Varshavës, me regji të Bujar Alimani dhe aktorët Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, Fatlume Bunjaku, etj.
Filmi është ambientuar në fund të vitit 1990, teksa regjimi komunist në Shqipëri po përpiqej të mbante pushtetin.
Një delegacion europian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë – një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE.
Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe e çuar në kryeqytet. Ai ka qenë një i burgosur politik për 15 vjet. Tani ai është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për qeverinë.
Delegacioni europian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leo’s. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Leo mund ta bindë atë se gjithçka është në rregull. Por asgjë nuk shkon siç është planifikuar.
/gj.mima/ /a.g/