Filmi shqiptar vlerësohet me 6-të çmime në SHBA

“Love”, filmi shqiptar me regji të Dionis Papadhimitrit është vlerësuar me 6-të çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u bë i ditur nga Gentian Zenelaj, i cili njëherit është edhe protagonist në film. Ai ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

Ka fituar çmimin “Filmi më i mirë me metrazh të gjatë”, “Regjisori më i mirë, Dionis Papadhimitri”, “Skenari më i mirë”, “Aktori më i mirë dytësor, Gentian Zenelaj”, “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”. Aktori shprehet i lumtur në rrjete sociale, ku ka shkruar: “Sensacionale. Gjashtë Çmime për LOVE, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinia Veriore, SHBA.”

Filmi flet për një burrë pas të dyzetave që kthehet për të kërkuar qetësinë në Tiranë. I lodhur nga bashkëjetesa, personazhi Geri kërkon të takojë miqtë dhe mbase të gjejë dhe dashurinë. Filmi sjell me nota komike realitetin shqiptar të viteve të fundit.

SHKARKO APP