Filozofia e jetës, tek vepra poetike e autorit Arben Prendi
Nga Jak Rrozhani- Vepra Poetike , vëllimi i parë , me autor pedagogun në Departamentin e Letërsisë , në USH “Luigj Gurakuqi”, Arben Prendi , është promovuar në Bibliotekën Publike “Gjergj Fishta”, Lezhë , në sallën që mban emrin e poetit kombëtar, mes miqve , familjes , të afërmve , kolegë , poetë , shkrimtarë, botues etj. Të cilët sollën kujtimet më të mira dhe vlerësuan krijimtarinë e pasur të këtij autori , sidomos në vëllimin “Vepra poetike “ 1. Vepra poetike, një vepër poetike shumëplanëshe, e ndarë në shtatë cikle , që kur autori i këtij vëllimi poetik, publicisti, poeti dhe kritiki letrar , pedagogu Arben Prendi, ka nisur të shkruaj që kur ishte 18 vjeç e deri sot.
Gjurmë e vargje të skalitura, që bart ky vëllim poetik, pëcjell ëndrrën e rinisë së hershme të autorit Prendi, ku merr krahë gjuha poetike , frymëzimi, lirizmi, poezia e mendimit , shprehja e ndjenjave , me kujtimet e bukura për vendlindjen, natyrën dhe njerëzit e saj , prindërit , familjen e bashkëkohësit. Me poezinë , si këngë dhe simfoni e shpirtit, si filozofi e jetës , me kontrastet e kohës e të jetës , duke shprehur edhe anët sociale, problematikat e kohës etj. Autori i njohur Arben Prendi , përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit për vlerësimin e veprës së tij e si inkurajim për vazhdimësi . Me përjetimin e veçantë për Lezhën e tij ,ku ushqen poetët , si fidanishte e poezisë , ku mori spunton për poezi , duke theksuar komunikimin me poezinë , si shprehje e ndjenjave, ku teksti poetik të prek , të ofron me lexuesin e poezisë , që Lezha i posedon . Kjo vepër poetike, përfshin përzgjedhje të krijimtarisë poetike të autorit të njohur Arben Prendi dhe është e strukturuar në shtatë cikle . Në ciklin e parë “ Thirrja e horizonteve”, janë përmbledhur disa prej poezive të moshës 18-23 vjeçare, që nuk u botuan kur ishte koha e shkrimit të tyre në vitet 1989-1995.
Në ciklin e dytë “Të shtunën ndize një qiri”, 1996, janë përzgjedhur një pjesë e mirë e poezive të botuara në këtë vëllim , “i cili mu duk se humbi si kripa në ujë , aq sa prej shitjeve e dhurimeve , mbeta pa kopje personale” , thekson autori Prendi . Në ciklin e tretë “Vashat nguten me u ba gra “, 1998, me poezi të zgjedhura prej vëllimit me të njëjtin titull , i cili qe pritë mirë prej lexuesit të parë . Cikli i katërt “Qirinj të ndezur për të gjallët”, 2001, me poezi nga vëllimi me të njëjtin titull . Tre ciklet e fundit : i pesti, i gjashti dhe i shtati “ Akuarelet e jetës dhe të vdekjes “, 2008-2015, “ Fushave të amshimit “, 2010 dhe “Pasqyrat e kohës”, 2015, përbëhen prej poezish të reja , të krijuara nga autori i mirënjohur Arben Prendi ndërmjet viteve të fundit 2000-2015, të pabotuara asnjëherë . Poezitë e kësaj përmbledhjeje poetike , janë poezitë e meditimit , reflektimit të ngjyrosur me ndjenjat e momentit poetik . Ku secila lidhet me një moment të caktuar meditimi e reflektimi për gjëra të njohura në art , si : vetmia, trishtimi, dashuria , dhëmbja , vuajtja, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja , jeta dhe vdekja , problemet e tjera të njeriut , motive këto të përjetshme në letërsi .