Fituesit e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove

Ndahen çmimet e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove. Pas prezantimit në skenë nga data 23-30 shtator të 14 trupave teatrore nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi nëntë çmimet që u dhanë të dielën e 30 shtatorit, u përzgjodhën nga juria e përbërë nga Ndriçim Xhepa, (kryetar) dhe anëtar Josif Papagjoni, Shkumbin Istrefi, Luli Bitri dhe Qendrim Rijani.

Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin, ndërsa çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Hajat Toçilla. Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, shkoi për Sofi Kara tek “Meda” dhe “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Medea”.

“Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula si dhe çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”. Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë” shkoi për aktorin Reshat Arbana tek “Babai”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimet për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin tek shfaqja “Medea”.
2. Çmimi “Aktorja e re më e mirë” është Hajat Toccilla.
3.Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Meda”.
4.Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.
4.Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.
5. Çmimi “Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula.
6. Çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”.
7. Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë”, Reshat Arbana tek “Babai”.
8. Çmimi për aktoren me të mirë protagoniste e mori Luiza Xhuvani
9. Çmimi special i karrierës shkoi për Roza Anagnostin.
10. Çmimi “Regjia më e mirë”, Altin Basha tek “Gomari i babatasit”.
11.Çmimi “Shfaqja më e mirë” shkoi për “Vdekja e Dantonit” me regji te Dino Mustafiq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?