Fjalë të urta popullore: Ai që t’bërtet shumë, të del i mirë n’fund!
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet!
• S’ka varfëri i mençuri!
• Pa pare njeriu ha dhe një thes me kripë!
• Ajo që ke frikë, të gjen!
• Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit!
• Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal!
• Jo gjithmonë “mirë se të gjeta”, po nganjëherë edhe “mirë se erdhe”!
• Ai që ka trupin drejtë, nuk ka dert pse i del hija shtremtë!
• Armikun fale, por emrin mos ia harro!
• Zija është nji vjet, marrja ashte përjetë!
• Shok gjithkush! Fjalën e mirë gjithsecilit! Me i besue pakkujt!
• Djalë, në vend të huaj, si të bjerë daullja luajë!
• Menja e madhe ka fikë tri herë krahinën!
• I urti kurrë nuk ngutet, prej trimnisë e jo prej tutet!
• Burrë e grua, mish e thua!
• Ai që t’bërtet shumë, të del i mirë n’fund!
• Bane në det se të vjen në krypë!
• Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet!
• Djalin martoje kur të duash, vajzën kur të mundesh!
• Fukaraja ma së mirit i nimon fukarasë!