Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fjalori i gjuhës shqipe, gjuhëtarët i vendosin notë politikës dhe shoqërisë

Kultura E premte, 1 Nëntor 2019 10:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në mbyllje të tetorit, muajit të leximit, një fjalor gjigant në qendër të Tiranës të tregon gjuhën e vërtetë, ndryshe nga ajo që dëgjojmë e shkruajmë në të përditshmen tonë.

Nisma e Ministrisë së Kulturës ka tërhequr jo pak vëmendjen e kalimtarëve. Të rinjtë kanë nxituar të bëjnë foto për rrjetet sociale, ndërsa shumë prej tyre nuk e njihnin këtë lloj libri ose e konsiderojnë të parëndësishëm.

“Nuk kam parë ndonjëherë një libër të tillë. Është një kryevepër shumë e bukur. Është një libër që jep dije”, thotë një i ri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Kam një fjalor në shtëpi, është goxha i trashë, por se di i çfarë viti është”, thotë një qytetar tjetër.

Për prindërit dhe gjyshërit, fjalori i gjuhës shqipe është thesar. Ata thonë se jo vetëm e ruajnë me fanatizëm në shtëpi, por dhe e shfletojnë për t’u korrigjuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Botimi më i fundit i fjalorit të gjuhës shqipe është ky format i vitit 2006. Gjuhëtarët shprehin nevojën e një botimi të ri, i cili kërkon mbështetjen financiare nga qeveria, rreth 700 mijë euro për 5 vjet.

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

11 Nëntor 2026, 09:06
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32
Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Historitë e Çmendura të Tiranës”

Pse quhet Tirana? Ben Blushi rrëzon legjendën e origjinës nga Teherani në librin ”Histo...

6 Nëntor 2026, 16:07

“Vetëm 15 vitet e fundit kanë ardhur rreth 150 mijë fjalë nga fjalorë apo vepra të ndryshme që kanë lidhje me leksikun dialektor. Ne presim ta kodifikojmë, por s’kemi fonde”, thotë Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë.

Leksikologu Valter Memisha denoncon faktin se Ministria e Arsimit nuk nxit shkollat për t’i pajisur me  fjalorin e gjuhës amtare. Ndërsa gjuhëtari Rami Memushaj, kritik në mënyrën se si përdoret sot shqipja, nuk nguron t’i vendosë notën shoqërisë shqiptare madje dhe zyrtarëve të lartë.

“Shoqërisë shqiptare do t’i vija notën 6, pasi ka gjithë këto gabime. Kryeministrit do t’i vija notën 9 sepse është një përdorues i mirë i gjuhës. Megjithatë, po ta merrja në aspektin organizativ do t’i vendosja notën 4. Ai nuk ka bërë asgjë për gjuhën shqipe. Ministrja e Arsimit duhet të mësojë njëherë gjuhën standarde, nuk di ta flasë. Do ta lija për në vjeshtë atë! Në parlament ka nivele të ndryshme, por një pjesë janë mbetës”, shprehet gjuhëtari Rami Memushaj. Nëse vite më parë, çdo shtëpi kishte fjalorin e gjuhë shqipe, sot shumica i kanë shitur dhe i kanë zëvendësuar me fjalorë të gjuhëve të huaja!

Etiketat e lidhura

fjalorigjuha shqipe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 17 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 28 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 29 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 38 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.