Flet këngëtari popullor Hysni Hoxha: Librazhdit i detyrohem shumë, aty mora rrugën e artit

Nga Albert Z. ZHOLI

 Para disa ditësh kënëgtari I mirënjohur Hysni Hoxha mbajti në qytetin e Librazhdit, recitalin e parë të titulluar “Këndoj ty Librazhdi im”. Aktiviteti u ndoq nga shumë dashamirës të artit madje kishte shumë artistë të ardhur dhe nga Tirana.  Ky recital u zhvillua fill pasi doli në treg albumi i ri  me të njëtin titull. Ky album ka 10 këngë popullore ku mbizotëron muzika e Edmond Zhulalit dhe tekstet e Jorgo Papingjit. Me këtë album Hysni Hoxha një nga këngëtarët më të mirë popullor të trevës së Librazhdit e ka çuar në 4 numrin e albumeve. Në të gjithë karrierën  e tij, këngëtari i mirënjohur Hoxha njihet për mbështetjen e thellë te tabani popullor po ashtu dhe tek tekstet nga historia e kësaj treve. Këngët e albumit “Këndoj ty Librazhdi im”

1 – Këndoj ty Librazhdi im Teks & muzika H Hoxha Orkestroi,  E Zhulali 2. Dasma e Dardanit. Teksti,  Muhamet Muça Muzika & orkestrimi Edmond Zhulali.- 3 Librazhdi im. Teksti Ferit Fixha. Muzika popullore. Orkestra Mark Luli. 4 -Dasma e madhe. Teksti, Hysni Hoxha. Muzika, Fatmir Lela. Orkestra, Edmond Zhulali. 5-Çermenika ban kuvend. Teksti, Jorgo Papingji. Muzika, Hysni Hoxha. Okestroi, Edmond Zhulati. 6- Amaneti i Bashkimit. Teksti Jorgo Papingji. Muzika & orkestrimi Edmond. Zhulali. 7 – Çermenika s’ju harron. Teksti & Muzika, H. Hoxha. Orkestroi, E Zhulali. 8- Nga Kosova i mërguar. Teksti, Gjok Beci. Muzika & orkestrimi, Edmond Zhulali. 9 -Komshijes. Teksti & Muzika, Fatmir Lela. Orkestroi, Jetmir Mehmeti. 10-Putpuri Matjane. Teksti popullor. Muzika popullore. Orkestroi, Mark Luli.

 

 -Si lindi dëshira për këtë recital?

-Ishte dëshira ime personale e mbëshetur dhe nga dashuria e zonës e Librazhdit e cila ka ende nevojë për gjallërinë e jetës artistike, e cila gjithmonë ka qenë e munguar aq më tepër nga artistët që njohin zonën dhe folklorin e saj zona nga i cili jam dhe unë.

-Kush të ndimoi më shumë për recitalin?

-Më ndihmoi më shumë etja që kisha për zonën dhe popullin e Librazhdit për të patur në harenë e jetës artistike një përfqësues të denjë të zonës, rrethi i dashamirësve që krijova me krijusin e madh si mjeshtrin e madh Jorgo Papingji Agim Doçi të pa harruarin Gjok Beci e Muhamet Muça si dhe mjeshtri i madh kompozitori maestro Edmond Zhulali. Gjithashtu me ndihmën shumë nxitëse dhe mbështetjen e kryetarit aktual të bashkisë së Librazhdit zoti Kastriot Gurra, të nënperfektit të Elbasanit zoti Enver Koçi si dhe të kryetarit të shoqatës kulturore atdhetare Çermenika prof. dr Ferit Balla me kryesinë e tij si dhe kryeredaktorin e gazetës Çermenika zoti Kujtim Boriçi, ku dua të veçoj drejtorin e shtëpisë së kulturës s Halili zoti Arianit Alliu qe njekoesisht ishte dhe drejtor artistik i koncertit si dhe grupi i valleve Sadi Halili, jo e vogël ish dhe ndihma e kolegëve të mi këngëtarët si Dava Gjergji Atice Lushi dhe aktori i madh stugan i ardhur enkas per koncertin nga SHBA me mikun e tij Agim Dauti, një kënaqësi e veçantë ishte dhe shtytëse dhe ndimse konkrete e djalit tim Arben Hoxha aktualish student dhe fitus i disa çmimeve ndërkombëtare në Zvicër , i jam mirnjohës në veçanti në ndihmën dhe performansën e tij, i jam mirnjohës dy valltareëe të valles dyshe Çermenikës z. Hysen Balliut dhe Fatmir Hoxha i jam shumë mirnjohës në veçanti për ndihmën dhe performancën e saj moderatorja e mirnjohur ikona e TVSH zj. Silvana Brace. Falënderoj dhe gazetarin Gazmend Agaj si koordinator.

-Kush e mbajti rolin kryesor në këtë aktivitet?

-Ndihma specifike e Kryetarit të Bashkisë zoti Kastriot Gurra konsistoj edhe në vënjen në dispozicion të sallës pa pagesë organizimin propogandën aktive për rezervimin e lokalit të gjithë miqtë të ftuar që morën pjesë.

-Jorgo Papingji si e vlerësoi koncertin?

Nw fjalwn e tij pas recitalit Papingji theksoi se:  Ishte një mbrëmje e paharruar për gjithë qytetin dhe spektatorin i cili dhe dhanë se nga fillimi deri në fund e pritën koncertin me duartrokitje të gjata dhe të përzemërta dhe shpesh herë shoqëroej kënga me duartrokitje të përzemërta dhe jashtëzakonisht stimulus.

-Si reagoi spektatori?

Ishte një mbrëmje e paharruar për gjithë qytetin  dhe spektatori tha se nga fillimi deri ne fund u prit koncerti me duartrokitje të gjatë dhe të përzemërta dhe shpesh herë shoqëroesh këngët me duartrokitje të përzemërta dhe jashtëzakonisht stimuluse

Jorgo Papingji “Mjeshtër i Madh”: Ishte një koncert i nevojshëm dhe i duhur në kohë

Ishte një koncert i nevojshëm dhe i duhur në kohë dhe në vendin e duhur që shërben si shembull që duhet ndjekur për mjaft zona që kanë këngë por nuk organizojnë  aktivitete. Ishte organizimi i të gjithë forcave të të gjithë gjinive përmbajnë një qytet gjë që solli suksesin e plotë dhe të pa diskutushëm të aktivitetit dhe të tërhoqi xhiron e bukur të qytetit në koncert, zgjedhja e repertorit mbështetur thelbësisht në atë të zonës në zbërthim të historisë e personaliteteve, ngjarjeve vendore dhe ndjenjat dhe mardhënjeve të vendeve tradicionale të gjithë këto përpara garancinë e suksesit, zgjedhja e stafit bashkëpunimit më me zë të vendit si autorët e teksteve, kompozitorët aranxhator moderator bënë që koncerti të lërë gjurmë të thella në vazhdimin e gjinive të këtyre lloj aktivitetesh

SHKARKO APP