“Fluturo tashmë me engjëjt, babi Piro”, Elton Deda bën dedikimin prekës për ndarjen nga jeta të regjisorit dhe aktorit të njohur
Këngëtari Elton Deda ka bërë një dedikim prekës në fb pas vdekjes së regjizorit dhe aktorit të njohur Pirro Mani. Kujtojmë që ata kanë pasur edhe një lidhje familjare më parë, pasi Elton Deda ka qenë i fejuari i vajzës së Pirro Manit.
“Fluturo tashme me enjgjejt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gezime ne jeten time. Dhe cfare trishtimi solle sot. Do te te jem mirenjohes per gjithcka, per dashurine qe me dhe, per trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg. Madheshtia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do kete kurre fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajses babi Piro!”