Folku ndez Vlorën, ansambli finlandez fiton “Aulona Inter-Fest Festival”
Folku europian e botëror ndezi për tre ditë Vlorën në edicionin e 11 të “Aulona Inter Folk Festival”. Kupa e festivalit shkoi për ansamblin finlandez, ndërsa publiku vlerësoi grupin Amerikan.
Ansambli folklorik nga Finlanda u shpall fitues i edicionit të 11 të “Aulona Inter Folk Festival” në Vlorë për të cilët shkoi edhe kupa e Festivalit!
Ndërsa çmimi i publikut shkoi për grupin nga Amerika që me performancat e tyre krijuan më shumë atmosfere mes 9 ansambleve folklorike nga Anglia, Finlanda, Kroacia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bullgaria.
Mbi 300 artistë ishin pjesë e manifestimit të folkut europian dhe botëror që organizohet në kuadër të çeljes së sezonit të ri turistik në Vlorë.