Fondacioni Nobel kërcënon Akademinë Suedeze

Fondacioni Nobel mund të përjashtojë Akademinë Suedeze nga dhënia e një çmimi prestigjioz letrar, nëse kjo akademi nuk do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pas një skandali seksual të kohëve të fundit, tha kreu i fondacionit të premten.

“Nëse gjërat vazhdojnë në këtë drejtim dhe nëse nuk arrijnë të rimarrin reputacionin e tyre, ne mund të detyrohemi të ndërmarrim masa drastike”, tha Lars Heikensten. “Një prej tyre mund të jetë që një organizatë tjetër që do të jetë përgjegjëse për çmimin”.

Akademia po përpiqet të rifitojë reputacionin e saj pas një skandali seksual që përfshiu një nga anëtarët e saj, Jean-Claude Arnault.

Kjo është arsyeja pse dhanë dorëheqje 18 anëtarë të akademisë të cilët u detyruan të shtynin dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2018.

Është shumë e rrallë që çmimi Nobel nuk jepet ose shtyhet. Herën e fundit ndodhi në vitin 1943 gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Heikensten tha se nëse akademia nuk i zgjidh problemet e saj së shpejti, ajo nuk do të jetë në gjendje të japë një çmim për 2019.

“Ne jemi duke punuar në atë sa më mirë që mundemi, por nëse gjërat nuk trajtohen në mënyrë të përshtatshme, në atë rast do ta shtyjmë përsëri dhënien, por kjo do të ishte vërtet e trishtueshme”, shtoi ai. /tesheshi/

SHKARKO APP