FOTO-GALERI/ Koncert në ballkon, artistët e TKOBAP interpretojnë romancat shqiptare

Pandemia ka nxitur artistët të gjejnë rrugë të reja për të mbërritur tek publiku.

Një prej tyre është ky koncert, zhvilluar në ballkonin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Brezi i ri i operas dhe solistët e karrierës interpretuan romancat më të bukura shqiptare.

Drejtorja, Zana Çela, premton të tjera koncerte për t`i dhënë sadopak ngjyra zymtësisë që ka sjellë me vete pandemia.

Tingujt e muzikës, mblodhën në sheshin para Operas shumë qytetarë si dëshmi se arti në këto kohë është domosdoshmëri për shpirtin.

SHKARKO APP