FOTO/ Shqiptari në Greqi, që meritoi ndezjen e flakës së Lojërave Olimpike ‘Seul 2018’

Edhe pse ka vite që punon dhe është integruar në Greqi, sërish zemra i rreh për Shqipërinë. Është një njeri i talentuar në pikturë. Ka fituar çmime të rëndësishme në shtetin fqinj. Ka marrë vlerësime, falenderime dhe përgëzime pa fund. Në muajin tetor, me rastin e ndezjes së flakës Olimpike për Lojërat Olimpike Seul 2018 ai përfaqësoi Shqipërinë. Quhet Kristo Dëfrim Hasa.

Ja çfarë shkruan ai: Une mbase kam shume vite qe jam larguar nga vedlindja ime e dashur por asnje cast nuk e kam harruar , dhe nuk e kam nenvleresuar, gjithmone jam ndier krenar qe jam shqipetar nga Gramshi dhe kete e kam shprehur hapur dhe pa asnje rezerve ne te gjitha komentet qe kam bere une si ne gazetat dhe mediat vizive ketu ne greqi, por asnjehere nuk kam harruar pe permendur dhe bashkejetesen ndihmesen dhe integrimin tone ne jeten dhe shoqerine greke dhe si pasoje e kesaj korektesie nga ana ime, ne muajin tetor ne nje ekspozite nderkombetare pikture me pjesmarrjen e 70 krijuesve nga vende te ndryshem te botes, te organizuar me rastin e ndezjes se flakes olimpike SEUL, 2018, mu sygjerua te jem une perfaqesuesi e SHqiperise si ne ekspozite ashtu dhe ne parakalimin me flamurin kombetar shqipetar ku u nderova nga kryetari i bashkise Olimpia.Ishte nje gezim dhe vlersim per mua vertet u ndjeva shume krenar, momente te pa harruara,. Infoelbasani.al

SHKARKO APP