Fotografitë më të njohura të Orlando Sueros: Njeriu që mendonte me sy
Një libër i ri përmbledh punën e fotografit Orlando Suero, i njohur për raportin unik me subjektet e tij. Në libër shfaqen personalitetet më të njohura të shekullit XX, shkruan Christine Ro, transmeton Telegrafi.
Suero e nis karrierën e tij si tinejxher, duke punuar deri në tetëdhjetat e tij. Libri “Orlando/Pohtography” përfshin 200 foto të aktorëve, politikanëve e muzikantëve të njohur në vitet 1950-80. Disa nga to publikohen për herë të parë. Redaktorë të librit janë djalë i tij Jim dhe producenti i filmit, Rod Hamilton, që kanë skanuar mbi 10 mijë negativë. Lajmi për këtë botim e ka përlotur Orlandon 93-vjeçar.
TONY RANDALL DHE ZAMBA (1965)
Imazhi i parë në libër është i aktorit Tony Randall duke i lexuar luanit Zamba. Kjo është një nga 100 fotot e realizuara në atë shtrat, në kohën kur po bëheshin xhirimet për filmin “Fluffy” – një komedi për profesorin e psikologjisë që synonte të vërtetojë se luani mund të bëhet kafshë shtëpiake.
JANET LEIGH DHE TONY CURTIS NË LOJËRAT OLIMPIKE (1960)
Janet Leigh kishte rolin e saj më të famshëm në filmin “Psycho” të vitit 1960. Atë vit, me burrin e saj Tony Curtis u shfaq në dokumentarin “People, Hopes, Medals”, që flet për Lojërat Olimpike të mbajtura në Kaliforni. Suero ishte mik i mirë i Curtisit dhe ai me gruan janë fotografuar disa herë nëpër Fshatin Olimpik. Në këtë foto Leigh ia ndez cigaren Curtisit, në një shitore rrobash. “Kryesorja në këtë foto është raporti. Ndjeja se nuk ka raport, pra as fotografi”, ka thënë Suero.
JACQUELINE DHE JOHN F KENNEDY (1954)
Karriera e Sueros u ngrit kur i bëri fotot e familjes Kennedy. Fillimisht, pronari i agjencisë fotografike ishte skeptik për aftësitë e fotografit të ri. Por, pasi kaloi pesë ditë me 20 sesione fotografie për të dokumentuar detajet e vogla të jetës shtëpiake të familjes Kennedy në Georgetown – përfshirë çiftin duke parë fotot e martesës dhe fëmijët duke luajtur ragbi – ai e ndryshoi mendjen. Jackie më vonë do t’i shkruajë Sueros: “Janë të vetmet foto ku nuk dukem se dal nga ndonjë film horrori”.
JOHN F, JOHN, JR, DHE JACQUELINE KENNEDY (1960)
Në këtë foto JFK mban Johnin e vogël, gjatë kampanjës presidenciale. Në sfond mund të shihen shumë gazetarë dhe fotografë të tjerë. Por, kjo ishte më unikja nga ai moment. “Kamera i donte Kennedyt. Nuk ishte prodhuar asnjë objektiv që nuk i donte ata”, ka thënë Suero.
EARTHA KITT (1958)
Ky imazh aktores, këngëtares dhe shkrimtares Eartha Kitt, shfaq anën e zymtë të Sueros që ka shërbyer në Marinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u lirua shkaku i traumave dhe ka vuajtur gjatë nga stresi post-traumatik.“Puna ime ishte shmangie nga lufta që mbetet tërë jetën me ty…”!
RUDOLF NUREYEV DHE SHIRLEY MACLAINE (1965)
Kjo foto shfaq balerinin Rudolf Nureyev dhe aktoren Shirley MacLaine në një gosti. Ata janë duke vallëzuar në stilin e quajtur “The Frug”, që assesi nuk mbijetoi si baleti. Gostia u mbajt në Malibu, në shtëpinë e kreatorit të modës Jean Louis, ku të pranishëm ishin edhe Marlon Brando, Cary Grant dhe Lauren Bacall. Suero është i njohur për fotografitë bardhezi si kjo. “Ka një lakuriqësi të caktuar tek fotoja bardhezi. E paraqet estetikën dhe ndjenjën e subjektit në mënyrë që kolori nuk mund ta bëjë”.
BRIGITTE BARDOT (1965)
Suero ishte zhgënjyer me punën e tij gjatë komedisë “Viva Maria”. Ai donte kushte ekskluzive për ta fotografuar yllin e filmit, Brigitte Bardot, por shumë fotografë të tjerë ishin në skenë. Bardot merr informata për Sueron, e pastaj del një seri e fotove në shtrat – në plazh. “E di se gjithmonë vështroje në dhomën time të errët për të kërkuar nudot. Mos mendo që nuk e dija”, i ka thënë më vonë Suero, djalit të tij Jim.
BRIGITTE BARDOT SI CHARLIE CHAPLIN (1965)
Kjo foto paraqet një ndryshim nga imazhi i seks-simbolit të aktores franceze. Në fakt, Bardot nuk e njihte mirë Chaplinin, por Suero i propozoi ta luante legjendën e komedisë. Koha e përshtatshme ishte mëngjesi, ndërsa Bardot nuk ishte person që zgjohej lehtë herët. Megjithatë, vërehet një hare në këtë foto. “Suksesi im bazohej në ndjenjën time për fotografinë. Nuk isha person teknik. Natyrisht, i dija aspektet teknike, sepse thjeshtë duhet, por kur vjen puna te pajisjet, ndriçimi, kjo apo ajo, gjithçka binte te ndjenja ime, te ajo që instinkti im e thoshte. Mendoj se është si të mendosh me sy”, ka thënë ai. /Telegrafi/