Fotografja që kapte heshtjen e brendshme të personit
Martine Franck ishte një nga fotografet më të njohura të shekullit XX. Puna e saj përfshinte portrete, peizazhe dhe reportazhe, ndërsa temat ishin që nga lufta për emancipimin e femrave e deri te portretizimet e ndjeshme të të moshuarve.
“Kujtesa ime për bukurinë është kudo: në fytyra, peizazhe, gjeste, objekte të përditshme që kënaqesha duke i fotografuar”, ka thënë dikur ajo.
U lind në një familje të pasur në Antwerp, që kishte interes për art. Ajo studioi historinë e artit dhe mendonte të bëhej kuratore. Por, një udhëtim në Azi me shoqen e saj Ariane Mnouchkine, përcaktoi fatin e saj. Një kushëri ia dha aparatin Leica në udhëtim, me të cilin zbuloi pasionin e saj për fotografinë.
Franck shpejtë u bë bashkëpunëtore e Vogue, Life dhe Sports Illustrated. Por, portreti mbetej një nga preferencat e saj, me të cilën kapte, siç do të thotë burri i saj Henri Cartier-Breson, “heshtjen e brendshme të personit”.
Më poshtë mund të shihni disa foto të saj. /Telegrafi/