Franz Liszt, pianisti virtuoz që u bashkua me Urdhërin e Tretë të Shën Françeskut
Nga Albert Vataj
Bota e muzikës është një univers yjësishë shpërthyes dritimi, shndritje dhe shpirtje për syt e etur e ëndjen e kapluar dëshirimesh. Hutim dhe ngazëllim cyt kjo kërshëri, kjo soditje magjepsëse, ky ngulm për ta përshkuar gjithçkanë deri në thërmijën më të vogël. Çdo yll i këtij qielli eksplodon atë dritë ndjesish dhe përjetimi, siç vetëm një jetësim etern mundet të ta ofrojë në formë e një gostie magjish. Një nga këto shkëlqimtar që përçoi përjetues, tejpërtej çdo ëndje dhe admirim dehës, është padyshim, Franz Liszt. Përputhshmëria me ndjenjat, pasioni i fuqishëm, rreptësia dhe shkathtësia impulseve krijuese dhe përformuese do ta shndërronin atë në gjeniun me duar engjëlli.
Prologu
Franz Liszt kishte duar mahnitëse, të cilat lëviznin me një art të pashoq mbi tastierën e pianos. Askush nuk mund t’ua kalonte këtyre duarve. Gishtrinjtë e hollë, të lakueshëm, fluturonin mbi tastierë. Duke qenë tepër të gjatë, bënin mrekulli. Të dukej sikur tingëllonin të gjitha tastet përnjëherësh, sikur eteri shkulmon prej lojës së një energjie.
Franz Liszt erdhi për të mbetur një nga pianistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai nisi rrugëtimin e vet në botën e muzikës kur ishte vetëm 9 vjeç duke studjuar piano. E beftë, si një shkrepëtim drite në një gri përpjekjesh të hershme, ndriti fama në të. Një krenari virtuoziteti që kapërtheu kufinjt e vendlindjes, Hungarisë. Jetoi në qytetet më në zë të Evropës, si Vjena e Parisi. Fitoi kudo simpatinë e admirimin e mbretërve e të mendjeve më të zëshëm të kohës.
Nga jeta dhe vepra
Franz Liszt (22 tetor 1811 – 31 korrik 1886) i përket një profili të veçantë të botës së muzikës. Kumti i tij krijues është sa i begatë aq dhe i larmishëm. Hungaria e shekullit të XIX do ta ruante në memuarin e saj Franz Liszt si një kompozitor që e përfshiu vërshimi shndritës i famës që në hapat nistor në sfidën e muzikës. Padyshim mbetet emblematik si pianist virtuoz, po ai dha një kontribut të paçmim si dirigjent, mësues i muzikës, arrangjues, organist, filozof, filantrop, kontributor social.
Europa e asokohëshme konstatoi tek Liszt jo vetëm adoleshentin më të famshëm të historisë së saj, por edhe pianistin më të përparuar teknikisht, për moshën së tij, dhë pianistin më të madh të historisë. Liszt ishte dhe mbeti një nga kompozitorët më me ndikim edhe si mësues piano dhe si dirigjent. Ai ishte një epitet për kompozitorë të tjerë, duke përfshirë Frédéric Chopin, Richard Ëagner, Hector Berlioz, Camille Saint-Saëns, Edvard Grieg, Ole Bull dhe Alexander Borodin.
Si kompozitor, Franz Liszt ishte një nga përfaqësuesit më të shquar të Shkollës së Re Gjermane. Ai la pas një galeri të madhe dhe të larmishme të punës, me të cilën ndikoi bashkëkohësit dhe parapriu me disa ide dhe tendencat që u elaburuan gjatë shekullit të XX. Disa nga kontributet më sinjifikative që dha në këtë lëm ishte shpikje e poemës simfonike, gjithashtu zhvillimi i konceptit të transformimit tematike, si pjesë novacioneve të tij në formën muzikore, dhe duke e bërë nisje radikale në harmoni. Ai gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në popullarizimin e një koleksion të gjerë të muzikës, të cilën ai e transkiptoi atë për piano.
Jeta e tij sentimentale kaloi përmes shumë historishë. Femra të shtresave të larta të shoqërisë, gra të pushtetshme, zemra të drobitura nga pasioni, ngulme yshtese andradhash, e shndrruan dashurinë e tij të shpenguar në një mëz të harlisur. Edhe njerëz të shquar, burra shteti, sfidant të muzikës hynë dhe dolën gjithashtu duke lënë episode të pashlyera në jetën e këtij njeriu të madh, këtij muzikanti të interesave të epërme estetike, këtij virtuozi të pianos. U ngjit në përmendoren e famës aq sa ishte, për të shënjuar në atë nivel të kreshtës së krenarisë dhe gjenilitetit pavdeksinë.
Rruga e Françeskanit
Në këtë parakalim kureshtues dhe kushtues të jetës dhe veprës së Franz Liszt, ajo që mbetet befasuese dhe që vijon të lërë edhe sot gojëhapur shumë admirues, është bashkimi i tij me Urdhërin e Tretë të Shën Françeskut. Natyrisht që kjo nuk ishte një vetëtimë në qiell të kthjellët. Një rrjedhojë apo shtysë mund të ketë qenë rrëzimi që pësoi nga një goditje e pamëshirshme e fatit. Më 1860 për të ishtë padyshim një periudhë pikëllimi të madh. Më 13 dhjetor 1859, ai humbi djalin e tij 20-vjeçar Daniel, një lamtumirë e trishtë që u pasua më 11 shtator 1862, kur ai do të ndahej përgjithmonë edhe me vajzën e tij tij 26-vjeçare Blandine. Nga letërkëmbimet e asokohëshme me miqt me miqtë, mësohet se Liszt kishte rënë thellë në honin e dëshpërimit, rrigëdalje e së cilës për të do të ishte vetmia. Kjo vetmi, njeriun zemërbardhë, babain e trishtuar, gjeniun e lëkundur e gjen në manastirin Madonna del Rosario. Më 20 qershor 1863 ai sistemohet në një apartament të vogël spartan jashtë Romës. Kjo kohë shënon edhe hapin e tij të madh dhe befasues, bashkimin me Urdhërin e Tretë të Shën Françeskut.
Më 25 prill, 1865, ai mori tonsurë në duart e kardinalit Hohenlohe. Më 31 korrik të po atij viti ai mori katër shërbesa të Porter, lektor, Exorcist dhe ndihmës. Pas shugurimit u quajtur Abbé Liszt. Më 14 gusht 1879 ai u bë nderi i kanunit Albano. Jeta e tij prej murgu nuk do ta varroste dot gjeniun e muzikës që gurronte thellë në këtë kurm.
Liszt mori pjesë në jetën muzikore të Romës. Më 26 mars 1863, në një koncert në Palazzo Altieri, ai drejtoi saora një program të muzikës së shenjtë dhe jo vetëm. Jeta dhe vepra e tij vijojnë të mbeten deri në fund një angazhim v;erash të shtuara. Gjurmët që ai la në muzikë dhe në gjithë predispozitat ku u përfshi, mbeten shënjime të arta të karrierës dhe historisë që ai shkroi siç vetëm ai dinte.
Dhe troket fundi në këtë portë të rëndë të jetës mrujtur me famë. Liszt më 2 korrik 1881, rrëzohet ndërsa zbriste shkallët e një në Weimar. Një enjtje e këmbës, e vënë re edhe nga miqt, nuk do të ishte arsye për një alarmim. Por ky rrëzik që ngujoi atë për tetë javë u pasua nga probleme të befta të zemrës. Pas saj, një numër sëmundjesh u manifestuan në trupin tashmë të drobitur të gjeniut të muzikës, hidropizi, astma, pagjumësia dhe një katarakt i syrit të majtë. Ditët e tij të fundit po i’a numëronin sëmundjet duke i’a kthyer ne ferr momentet e agonisë që zgjaste duke e gremisur gjithnjë e më thellë në trishtim.
Ngulmet e një gjeniu
Liszt nuk ishte vetëm pianist, por edhe kompozitor. Kompozoi kryesisht pjesë për piano, por edhe për orkestër e këngëtar. Mbetet një nga gjenitë e romantizmit, lëvizje artistike që, duke iu kundërvënë klasicizmit, krijoi një aradhe muzikantësh, poetësh, artistësh në përgjithësi, që nisën t’i shprehnin lirisht ndjenjat e tyre në art. Prandaj muzika e Franz Liszt të mahnit me emocionet tingëllore, të cilat rrallë herë kanë dalë nga tastiera e pianos deri asokohe.
Më 1865 pianisti hungarez hynte në vitin e pesëdhjetë e katërt të jetës, por suksesi i tij vijonte të ngjitej drejt kulmeve të reja. Prandaj të gjithë u çuditën e u mrekulluan për vendimin që mori papritmas. Pianisti i madh vendosi të bëjë kushtet e të Tretit Urdhër të Shën Françeskut në Romë. Janë kushte që bëhen për t’i shërbyer Kishës, pa u shuguruar meshtar.Terciarët kanë detyrë t’i ndihmojnë meshtarët në veprimtari të thjeshta: të lexojnë Shkrimin Shenjt, të shërbejnë gjatë meshës, të bëhen portierë në kuvende…
Të gjithë admiruesit e Franz Liszt vijonin të çuditeshin ngaFranz List vendimi që mori. Dhe është për t’u çuditur kur një njeri, në kulmin e famës, heq dorë nga gjithçka dhe nis të jetojë në një mënyrë kaq të thjeshtë. E për më tepër, shkon e zgjedh urdhërin rregulltar të varfërisë e të thjeshtësisë, pikërisht ai, që kishte bërë një karrierë të shkëlqyer, e cila e kishte mbuluar me lavdi e me ar.
Por njerëzit që shqetësoheshin për talentin e tij, do të qetësoheshin shumë shpejt: ai braktisi gjithçka, veç jo muzikën. Vijoi të udhëtojë, duke jetuar sa në Romë, aq në qytete të tjera të mëdha, ku nuk i mungoi kurrë suksesi i kohëve të para. Pa hequr dorë nga koncertet, iu kushtua edhe formimit të pianistëve të rinj. Por, duke nisur nga çasti i përkushtimit, shkroi kryesisht muzikë kishtare. Një meshë, këngë të krishtera, meditime fetare, dy pjesë për piano për nder të Shën Françeskut të Asizit e të Shën Françeskut të Paolës… Kështu, duke e ndryshuar paksa rrjedhën e jetës së vet, Listi vuri duart e tij ëngjëllore dhe ndjenjat e tij të holla, në shërbim të qiellit!
Ikja në amshim
Franz Liszt vdiq në Bayreuth, Gjermani, më 31 korrik, 1886, në moshën 74-vjeçare. Zyrtarisht vdekja e tij hamendet të ketë ardhur nga pneomoni që ai mori gjatë Festivalit të Bayreuth-it, të organizuar nga vajza e tij Cosima. Shkakësi e këtij fundi të gjeniut duket se është bërë gjithashtu një neglizhencë mjekësore. Ai u varros më 3 gusht, 1886, në varrezat e komunës së Bayreuth, në përputhje me amanetin e tij. Kështu bota ndahej me një nga njerëzit më shquar të muzikës, virtuozi më madh i kohës së tij. Më 1840, ai u konsideruar nga disa ekpertë si pianisti më i madh i të gjitha kohërave.