Freddie Mercury thyen rekordet
Filmi biografik i Freddie Mercury, ”Bohemian Rapsody” që është edhe një prej hiteve të grupit Queen, ka kaluar çdo pritshmëri në Box Office.
Me protagonist aktorin, Rami Malek, filmi arriti të mblidhte këtë fundjavë 50 milionë dollarë në Amerikë dhe Kanada si dhe 72. 5 milionë në vende të ndryshme të botës. Në momente të caktuara ai të jep ndjesinë e një koncerti duke qenë se përfshin një rikrijim të gjatë të performancave live të bandës në 1985-ën.
Sipas 20th Century Fox, që është dhe kompania prodhuese e tij, aktualisht ”Bohemian Rapsody” mban vendin e parë ndër filmat e preferuar edhe pse në fillim ai u sulmua nga kritikat si një film konvencional i tepruar rock-u. Janë disa filmat e bazuar në muzikë të publikuar së fundmi dhe që kanë patur pëlqimin e publikut, si ‘A Star Is Born’ i cili mblodhi plot 165.6 milionë dollarë. /Tirana Post/