Frida Kahlo: Këmbë, për çfarë më duheni, kur unë kam krahë për të fluturuar?
Frida Kahlo: Gruaja pas legjendës
Në vitin 1925, Frida Kahlo po kthehej në shtëpi pas shkollës në qytetin e Meksikës kur autobusi me të cilin ajo po udhëtonte u përplas me makinat në rrugë. Si pasojë, ajo mori plagë fatale në shtyllën kurrizore dhe në leg, duke bërë që ajo të kalonte muaj të tërë në shtrat pas aksidentit. Gjatë kohës që kaloi në shtrat, ajo kishte një këmbalec piktori në shtratin e saj që të mund të praktikonte teknikat e pikturimit dhe kur filloi që të punonte ajo filloi që ta pikturonte botën sipas vizionit të saj të veçantë.
Gjatë gjithë jetës së saj ajo do të kthehej në krijuesen dhe muzën e një arti të jashtëzakonshëm. Veprat e saj na japin mundësinë që t’a shikojmë botën përmes syve të saj. Ajo pikturoi miqtë, familjen e saj, natyrë të qetë dhe tematika shpirtërore, por do të ishin portretet e saj mesmerizuese ato që do të kapnin vëmendjen e botës. Në një vepër të hershme të një portreti më fustan të kadifenjtë fokusi është tek vetullat e saj të theksuara, qimet e fytyrës, qafën e gjatë dhe vështrimin e saj të frikshëm. Këto tipare mbetën edhe më pas, por shpejt Kahlo do ta paraqiste veten në mënyra më të pazakonta si p.sh., portreti me shtyllën kurrizore të thyer, ku ajo përdor simbolizmin, imazheri fetare dhe peizazh të thyer për të paraqitur gjendjen e saj fizike dhe mendore.
Në vitin 1923, Kahlo filloi që të dilte me piktorin Diego Rivera. Ata u bënë partnerë të përjetshëm dhe kultivuan një famë eksentrike. Ata udhëtuan nëpër botë dhe iu përkushtuan artit, politikës komuniste dhe nacionalizmit meksikan. Kahlo dhe Rivera ishin pjesë e një lëvizje që lartësonte kulturën indigjine dhe revolucionin. Në jetën e saj të përditshme, Kahlo vishej me fustan tijhuanian dhe zhytej ne sipirtualitetin vendor. Edhe në punën e saj ajo i referoj shpesh kulturës popullore meksikane si ngjyrat e ndezura, referencat e lidhura me vdekjen, fenë dhe natyrën. Me imazhet e saj të luleve gjigande pluskuese, pjesët e transplantuara të trupit, peizazhet engjëllore, dhe retë e kadifenjta me demonë, do të bënte që shumë shpesh Kahlo të asociohej me surrealizmin. Por ndërsa surrealistët përdornin ëndrrat për të eksploruar mendjen e pavetëdijshme, Kahlo i përdorte ato për të paraqitur gjendjen fizike dhe përvojat e saj jetësore.
Dy nga përvojat e saj më të shfrytëzuara ishin paaftësia fizike dhe martesa e saj. Si rezultat i aksidentit me autobus ajo ka vuajtur nga probleme të mëdha shëndetësore dhe ka qenë e shtruar për periudha të gjata në spital. Shpesh ajo do të bashkonte në pikturat e saj gjendjen e saj mendore me atë fizike, duke pikturuar agoninë e saj, rikuperimet nga operacionet, ose duke përdorur objekte si karrocën e saj.
Ndërkohë marrëdhënie e saj me Rivera-n ka qenë e stuhishme të shënjuara nga tradhtitë reciproke, madje ata edhe u divorcuan një herë për t’u rimartuar një vit me vonë. Gjatë kësaj periudhe ajo pikturoi dopio portretin e saj, dy Fridat të cilat flasin për dhimbjen e humbjes dhe kuptimin e vetes. Frida në të majtë ka një zemër të thyer e cila rrjedh gjak në fustanin e saj viktorian. Ajo simbolizon një version të artistes, e cila është e lënduar nga e shkuara dhe ajo është gjithashtu e lidhur me anë të një artereje me një vete të saj të dytë. Kjo Frida mban veshur një fustan tijhuanian dhe megjithëse ajo e kujton Diegon me portretin e vogël të tij që ajo mban në duar, por zemra e saj mbetet e paprekur. Ato që të dyja sugjerojnë një pozicion ndërmjet të shkuarës dhe të tashmes, individualitetin dhe pavarësinë.
Kahlo vdiq në vitin 1954 në moshën 47 vjeçare. Vitet pas vdekjes së saj ajo gëzoi një famë që ka zgjatur deri në ditët e sotme. Trupi i Kahlos na kujton se, nuk ka të vërteta të thjeshta për jetën, punën dhe trashëgiminë e gruas pas ikonës. Në vend të këtyre, ajo ka paraqitur versione të shumëfishta të vetes duke na hapur kështu disa rrugë drejt përmbajtjes së shpirtit të saj.
Leksionet e artit nga TED-ED
Nga Iseult Gillespie
Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja Enkeleda Suti
https://ed.ted.com/lessons/frida-kahlo-the-ëoman-behind-the-legend-iseult-gillespie