Fshirja e Michael Jackson

Debutoi në Sundance Film Festival në janar, dhe që atëherë, “Leaving Neverland” i ka ndarë më dysh fansat e Majkëll Xheksonit. Dokumentari me dy pjesë, me producent dhe regjisor Dan Reed hedh dritë mbi akuzat që këngëtari ka abuzuar seksualisht me Uade Robsonin dhe James Safechuckun, që pretendojnë se Jackson i ka ngacmuar kur kanë qenë të vegjël. “Ditët ishin të mbushura me eksperienca fëmijërore magjike. Luanim, shihnim filma, hanim ushqime të gatshme”, thotë Robson në dokumentar. “Ai më tha se, nëse zbulohej se ç’po bënim, ai dhe unë do të shkonim në burg për gjithë jetën… Dua të kem mundësinë të them të vërtetën, po aq fort sa më është dashur të jetoj një gënjeshtër”, shton Safechuck. “Sekretet të hanë nga brenda. Ndihesh kaq vetëm”.

Mes polemikave, raportohet se vajza e yllit të popit, Paris Jackson, ka patur një krizë nervore në vijim të daljes në sipërfaqe të akuzave për ngacmime seksuale, lajme që ajo vetë i mohoi. “Ju lutem mos besoni atë që lexoni”, deklaroi Paris. “E kam thënë më parë e po e them sërish: jam në shëndet të plotë dhe shumë e lumtur”.

Pas premierës, familja Jackson nxorri një deklaratë ku kritikonte atë që e quante një përpjekje patetike të krijuesve për të përfituar nga këngëtari i ndjerë.

“Eshtë një tjetër prodhim i shpifur në një përpjekje patetike për të shfrytëzuar dhe fituar para prej Michael Jacksonit”, thuhej në deklaratë. “Uade Robson dhe James Safechuck kanë dëshmuar të dy nën betim se Michael Jackson nuk u ka bërë asnjëherë asgjë të papërshtatshme. Safechuck dhe Robson, ku i dyti është vetëshpallur mjeshtër i mashtrimit, kanë bërë padi kundër Jacksonit  duke kërkuar miliona dollarë, Të dy paditë janë hedhur poshtë”.

Prokurori Ron Zonen që ishte i përfshirë në gjyq kundër Jacksonit (ku ai u shpall i pafajshëm për 10 akuza) tha për Vanity Fair se Robson dhe Safechuck mund të mos kenë qenë gati për të thënë të vërtetën, deri sot.

“Duhet të jetë sipas kushteve të tyre”, tha Zonen. “Ata më në fund vendosin të shprehen kur dhimbja bëhet e padurueshme, dhe nuk do të përmirësohet deri kur të flasin me dikë dhe të thonë të vërtetën e tyre”.

Familja e Jackson bëri një padi ku kërkon 40 milion dollarë kundër HBO, si dhe u ka kërkuar të ndalin transmetimin.

ZBULIMET BOMBË

7 dhe 8 vjeç kur nisën abuzimet

Safechuck pretendon se Jackson i kish mësuar si të masturbonte që kur ishte 7 vjeç, kur kish marrë atë dhe familjen e tij në tur. “Ai më tha që do të tregoj diçka që e bëjnë të gjithë dhe që do të të pëlqejë”, tha Safechuck. “Dukej sikur po lidheshe në një farë mënyre. Turi ishte fillimi i kësaj lidhje, pothuajs eksuale”. Robson akuzon se kur ishte 8 vjeç, jackson kish bërë seks oral me të, duke thënë: “Ti dhe unë jemi bashkuar prej Zotit. Ne duhet të jemi bashkë. Kështu ne tregojmë dashuri”.

Jackson “u martua” me Safechuck

“Bëmë një gjoja ceremoni martese. E bëmë në dhomën e gjumit dhe bëmë disa betime”, akuzon Safechuck. “Mua më pëlqenin shumë bizhuteritë dhe ai më shpërblente me bizhuteri kur bëja akte seksuale me të”.

Ishte i tmerruar nëse kapej

“Jackson bënte tip stërvitje me mua kur ishim në dhomë hoteli dhe ai bënte sikur dikush po vinte befas, dhe kështu duhej të visheshim sa më shpejt të ishte e mundur, pa bërë zhurmë”, pretendon Safechuck.

Macaulay Culkin “zëvendësoi” Robson

“Macaulay ishte atje ku isha unë në udhëtimin tim të mëparshëm. Në krah të Michael në çdo moment”, thotë Robson. “Isha xheloz, ndjeja konfuzion”. Në gjyqin e vitit 2005 Culkin tha: “Me aq sa di unë nuk ka patur asnjëherë abuzim”. / bota.al

SHKARKO APP