Ftesa e Kumbaros: Zbuloni mozaikët e fshehur të Durrësit
A jeni kurioz për të parë mozaikët e rrallë apo të provoni vet sesi ndërtoheshin këto vepra arti dikur? Atëherë duhet të shkoni patjetër në Durrës! Kjo është ftesa që bën Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro teksa ka publikuar një video të veçantë nga vizita në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, ku shihet sesi po punohet për të riprodhuar një nga mozaikët e rralle te qytetit te Durrësit, ai i hipokampit.
“Mozaiku i hipokampusit, ku është? Si është?
Doni të provoni si ndërtoheshin mozaikët e Durrësit?
Në Muzeu Arkeologjik Durrës, tryeza e Qazim Kertushes dhe Ivo Mojit eshte krijimtari dhe zbavitje që rikrijon mozaikun e fshehur nen toke.
Vizitoni muzeun dhe zbavituni !
#NdertoMozaikun
Mos e humbni keto dite procesin e krijimit,
Behuni bashkeautore te mozaikut!
#EjaNeMuze
#EdukimPermesKultures”, shkruan Kumbaro në Facebook.
Mozaiku i Hipokampit ndodhet në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit. Mozaiku në fjalë është zbuluar në vitin 1947 nga arkeologu Vangjel Toçi dhe pas konservimit të tij, ai ka qëndruar për shumë vite i mbuluar me rërë. Në fund të viteve ‘80, mozaiku është rihapur nga arkeologu Moikom Zeqo, i cili ka kryer dokumentimin dhe mbulimin e tij.
Mozaiku ndodhet 2.5m nën trotuarin e rrugës Kasem Durrësi, me një sipërfaqje rreth 50m2.
Mozaiku është punuar me teknikën bardh e zi dhe paraqet katër skena me motive nga mitologjia të punuar me gurë kubik të zinj në sfond të bardh. Hipokampi (kal deti me bisht peshku), erosi me delfin si dhe triton me krahë të hapur. Mozaiku ka zbukuruar dyshemenë e një godine luksoze të shek. i pas Krishtit.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, falë dokumentave arkivore dhe vizatimeve me detaje të mozaikut me Hipokamp (kal deti me bisht peshku), ka nisur punën për riprodhimin e mozaikut për ta ekspozuar në ambjentet e Muzeut Arkeologjik Durrës që vizitorët të njohin vlerat e këtij mozaiku.
Ky riprodhim po kryhet nga skulptori Qazim Kërtusha (restaurator pranë DRKK Durrës) dhe restauratori Ivo Moja.
Vendin se ku do të ekspozohet ky mozaik do të shqyrtohet për vendimmarrje në Komisionin Shtetëror të Muzeve.