Fundjavë “buzë” Alpeve
Razma në Shkodër është një nga pikat turistike që të ofron freskinë e gjelbërimit të Alpeve pa u ngjitur deri në majë. Vetëm 45 minuta nga Shkodra mbetet një destinacion kryesisht i fundjavave për ata që kërkojnë freskinë dhe gjelbërimin. Alpet shqiptare mbeten një ndër destinacionet e preferuara të turistëve vendas dhe të huaj, që zgjedhin freskinë e maleve për të sfiduar të nxehtin përvëlues.
Vetëm 45 minuta larg Shkodrës mund të shijosh një prej zonave më të bukura turistike malore, Razmën. “Mrekulli është, një qetësi e paparë”. Arsyet përse zgjedhin këtë zonë turistike janë disa. Ka prej atyre që mbetjet e lëna prej vizitorëve të papërgjegjshëm zgjedhin t’i pastrojnë vetë, duke mos pritur derisa të zgjohen institucionet që kanë detyrimin ta kryejnë këtë shërbim.
“Ajri i pastër, na pëlqen të bëjmë piknik. Këto kohët e fundit mbeturinat janë të shumta”. E njohur ndryshe si “shtëpia e dytë” e të pasurve të Shkodres, Razma mbetet një alternativë ndryshe në çdo stinë të vitit, por e cila ka nevojë përherë për më shumë vëmendje si në investime, ashtu edhe në përkujdesje.