Fytyra e vërtetë e Elizabetës së I-rë!?

Artisti Mat Collishaw është në një mision: të zbulojë gruan e vërtetë prapa maskës së mbretëreshës më të famshme angleze.

Elizabeta e I-rë pa dyshim se është një nga monarkët më ikonike e më të njohura në histori, por mënyra se si u përshkrua imazhi i saj dhe se si është paraqitur gjatë sundimit, kjo mbetet një mister.

Artisti Mat Collishaw ka rikrijuar fytyrën reale të Mbretëreshës Virgjëreshë. Për këtë ka përdorur teknologjinë moderne, si skanimin digjital, printimin tredimensional dhe animatronikën. Portreti i quajtur Maska e Rinisë tash është përballë “Portretit Armada” të punuar më 1588 që shënon shkatërrimin e Armadës spanjolle nga anglezët.

“Po e bëjë një maskë që synon të tregoj shfaqjen e saj të vërtetë po edhe elemente tjera nën maskë, si mendjen e zënë duke marrë vendime apo llogaritur”, shton Collishaw.

Dokumentarin e përgatitur nga BBC për këtë, mund ta shikoni: KËTU.

https://www.instagram.com/p/BpEGcheBx_m/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/Bogp7I5BvKn/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP