Fytyra e “Zojës Rruzare”, që i mbijetoi regjimit komunist në Shqipëri
Kjo fytyrë e bukur i takon “Zojës Rruzare” tek Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult. Ky fragment i një statuje më të madhe mbijetoi, sepse një familje lokale e fshehu nga regjimi komunist i Shqipërisë.
Interpretimi funksionon si një dritare për njerëzimin. Çdo objekt, ose pjesë e një objekti hap një histori njerëzore për ne. Këtu, historia është ajo e bukurisë, humbjes dhe rimëkëmbjes, e thënë përmes një fragmenti të një fytyre njerëzore.
Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult është një muze që pasqyron kujtimet, historinë, objektet e rralla të kultit, të ruajtura me fanatizëm, ndër vite, gjithçka e konceptuar si një promovim që i bëhet shtysës shpirtërore përmes materialeve artistike dhe personale.
/Burimi: KultPlus.com/