Galeria Kombëtare e Arteve kyçet deri në 2023

Nga kjo e hënë nisi rikonstruksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve. Ministria njofton se që nga 18 tetori i këtij viti e deri në përfundim të punimeve që do të zgjasin 2 vite, godina nuk do të funksionojë për artin vizual.

Kryeqytetit i mbyllet edhe Galeria deri në fund të vitit 2023. Sipas njoftimit të Ministrisë aktiviteti i institucionit do të vijojë në muze apo të tjera ambiente, por prej 5 vitesh Galeria nuk ka publikuar asnjë kalendar të eventeve. Nëse marrim në konsideratë aktivitetin e katër viteve të fundit, galeria numëron vetëm 2 ekspozita të reja.

Veprat e fondit të Galerisë do të shkojnë pranë Albafilm, një ndërtese që ndodhet pranë Ministrisë së Kulturës e që më herët ka qenë edhe shtëpia e përkohshme e Teatrit të Operas dhe Baletit.

E gjithë kjo kohë e rikonstruksionit të godinës do të shërbejë si një periudhë për t’iu dedikuar digjitalizimit të veprave të rëndësishme të fondit artistik.

SHKARKO APP