Garat me vela në Vlorë ofrojnë shfaqje fantastike në jug
Regata Grande Salento tashmë në edicionin e 8-të ka mbërritur në Vlorë këtë të shtunë.
Ndryshe nga edicionet e tjera që parashikonin vetëm udhetimin vajtje-ardhje nga Brindisi, këtë herë barkat me vela të Lidhjes detare italiane kanë zbarkuar në gjirin e Vlorës me një shfaqe spektakolare.
Është pikërisht lidhja detare italiane, seksioni i Brindisit e cila ka themeluar në 2011 këtë nismë në kujtim të eksodit shqiptar te vitit 1991.
Sipas kryebashkiakut të Vlorës, aktiviteti në brigjet e jugut tregon sesa shumë ka qytet per te ofruar.
Pjesmarrësit dhe kapiteni i anijes fituese vlerësuan gjithçka në këtë Regata që solli një shfaqe të mrekullueshme në det.