Gazetarit Xhevdet Shehu i jepet titulli “Nderi i Qarkut Fier”

Ditën e premte, datë 5 shkurt, në mjediset e Këshillit të Qarkut të Fierit u organizua ceremonia e dhënies së titullit “Nderi i Qarkut të Fierit” gazetarit të DITA-s, Xhevdet Shehu si dhe shkrimtarit të njohur të letërsisë për fëmijë, Xhevat Beqarajt.

Kryetarja e Këshilit të Qarkut të Fierit, Evis Sema, në fjalën e saj vuri në dukje kontributin e spikatur të të dekoruarve në fushat e gazetarisë, letërsisë dhe përkthimtarisë, për të cilat u nderuan dhe votuan unanimisht nga Këshilli i Qarkut.

Ceremonia ishte e thjeshtë dhe e kufizuar në pjesëmarrje për shkak të situatës së pandemisë.

Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, deputeti Spartak Braho, zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi e të tjerë.

Për veprimtarinë e Xhevat Beqarajt, foli shkrimtari fierak Nuri Plaku, ndërsa për atë të Xhevdet Shehut foli mësuesi i Merituar Qemal Isufaj. Xhevat Beqarajt ia dorëzoi titullin kryetarja e Këshillit të Qarkut, Evis Sema, ndërsa Xhevdet Shehut ia dorëzoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Të vlerësuarit me titullin falënderuan Këshillin e Qarkut të Fierit për këtë nder që iu bë, duke evidentuar traditat dhe vlerat e spikatura historike dhe kulturore të Fierit, Mallakastrës dhe Lushnjës që bëjnë pjesë në këtë qark./Klodian Gjeçi

Gazetarit Xhevdet Shehu i jepet titulli “Nderi i Qarkut Fier”

SHKARKO APP