Gëzuar Kërshëndellat… me rrjeshtat e Migjenit!
“Shok i dashtun, une pergjithesisht nuk shkruej urime, as per Krishtlindje as per Bajram, as per ditelindje as per ndoj feste tjeter. Nuk shkruej, pse urimet qe n’ato dite tan bota ban, nuk dij a plotesohen nje per qind se pothuej te gjitha dalin nga hipokrizia. Bota kete e din, por njesoj vazhdon te shkrueje urime. As per Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kesaj here due te hyj ne rradhen e njerezve korrekte dhe t’u uroj shokve te mi Motmotin e Ri 1937.
Se pari, t’ uroj, shok i dashtun gjumin e ambel, qe te mos ndegjosh si gjemojne njerezit nen barren e kryqave te vet tue mundunve, as britmen e ngadhnjysve ne kete jete. Te mos ndegjosh bumbullimen e Spanjes. Gjumin e ambel! Te mos ndegjosh si afer teje gerset dhemballa per dhemballe, nga te ftohtit. Pse atehere duhet te pyesesh: moj dhemballe, pse ndeshe per dhemballe dhe gerset aq? E gjuha ne vend te dhemballes pergjegjet: pse asht ftohte, zotni, e kur asht ftohte, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu gerset dhemballa per dhemballe, zotni. Asht teper banale te themi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarrmi, prandej: gjumin e ambel, shok i dashtun.
Se dyti mbas gjumit t’ambel, t’uroj – ç’asht dhe e natyrshme – te jesh i gezuem, gjithmone i gezuem. Nga gezimi i madh, ne sentimentalizem, te puthish drrasat e dhomes e shtyllat, si bani Greta Garbo ne filmin “Mbretnesha Kristina”, kur shijoi dashunin shtazore (desha te them hyjnore, por njesoj asht). Aq i gezuem, saqe bota te ta kene zili dhe te thone: oh, sa i lumtun asht! Te jesh i gezuem edhe pse n’ane tjeter zemra te pelset, si paljaços. Te jesh i gezuem, se gezimi yt u jep shpresa edhe tjerve. Ne rase se tryeza e shkrimit te çalon, ti qeshu. Ne rase se e vetmja karrige qe ke ne shtepi asht e shpueme dhe s’ke se ku te rrish, ti qeshu. Ne rast se s’ke zjarrm e ke te ftohte, po, ti qeshu. Ne rase se ndonj dite, ashtu kot, te mungon dhe buka, ti merre per loje, per shaka, dhe qeshu, qeshu. Del ne rruge bile, ne kryqzimin e udhve, dhe qeshu,qeshu,qeshu, e bota do ta kete zili dhe do te thote: ah, sa i lumtun asht! E kur te te vije ne shtepi ta shofi shkakun e gezimit tand, do t’i kujtohet botes vetvetja dhe do te filloje te qeshi kikikikakaka. Smundja e te qeshunit do te perhapet nder te gjithe dhe njerzit si majmunat do te hidhen perpjete nga gezimi… Dhe keshtu uroj qe vjetin 1937 ta kalojme ne gezim, edhe se te smunde patalogjisht”.