“Giffoni” Shqipëria; Nis edicioni i 12-të me filmat më të mirë

‘Giffoni’ Shqipëria çeli siparin në edicionin e tij të 12-të. Ky është edhe edicioni i fundit që ai vjen në këtë format klasik me vizionin dhe gjykimin e filmave më të mirë. Projekti ‘Drejt Giffoni 2020’ do t’i japë atij një fytyrë të re.

“Që vitin e ardhshëm përtej përzgjedhjes së jurisë dhe më të mirëve të “Giffoni” Shqipëria, të kemi mundësinë të qartësojmë dhe të evidentojmë më të mirë e mundshëm që do të jenë nesër në industrinë e filmit. Pra që do të jenë ata që do të merren me prodhimin e videolojërave, me përgatitjet e filmave”, tha Namik Ajazi, drejtori i “Giffoni” Shqipëria.

Pra qëllimi është punësimi i të rinjve shqiptarë, në industrinë e filmit. Krahas kësaj për këtë edicion edhe vetë “Giffoni” Shqipëria e ka një risi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne për herë të parë krahas prodhimeve që do të kemi të filmave të huaj, të përzgjedhur me kujdes do kemi edhe tre filma shqiptarë. Duke i ballafaquar mbas shumë vitesh mungesë nivelin e filmit shqiptar me prodhime e huaja. Dhe të shikojmë se si publiku shqiptar, për ata që janë aq demokratikë si juri e stërmadhe do ti vlerësojë këto dy gjera, këto dy qasje. Filmin shqiptar, problemin e tij se si e sjell dhe problematikën që ata e shohin edh enë produksionet e huaja”, shprehet Namik Ajazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Rinj dhe Fëmijë, projeksionet dhe krijimet e reja do të gjykohen nga Juria që përbëhet nga 250 nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme./TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?