Gina Lollobrigida, ylli i saj do të shkëlqejë në Walk of Fame
Pak kohë më parë festoi një përvejtor të rëndësishëm, 90 vjetorin dhe tani Gina Lollobrigida është gati të marrë një dedikim po aq të rëndësishëm, një yll në Walk of Fame të Hollywood. Më 1 shkurt diva do të jetë në Los Angeles për foton zyrtare dhe për të marrë çmimin “Filming On Italy Award”, çmim i lidhur me festivalin e njohur. Ishte Tiziana Rocca që e njoftoi Hollywood Chamber of Commerce për emrin e Lollo, për ta përfshirë atë në mesin e kandidatëve për Yllin më të kërkuar nga personalitetet. Lollobrigida, e votuar unanimisht është ylli i 14-të që mban emrin e një italiani të shquar. Instituti Italian i Kulturës i Los Anxhelosit gjithashtu do t’i dorëzojë çmimin e IIC Los Angeles Creativity, mirënjohja e shkëlqyer italiane në botë.