Gjenitë e pikturës/ Piktorja Madame Le Brun me vajzën, Elizameth

Nga Albert Vataj

GJENITE E PIKTURES

Piktorja Madame Le Brun me vajzën, Elizameth

Piktorja franceze, Louise Vigée Le Brun me vajzën e saj nga Elisabeth, 1789. Kjo tablo është pjesë e pikturave të dashura të piktores. Përqafimi i saj si nënë ka mbetur e fokusuar në këtë çast përjetues si forca e asaj shpirtje që ndezi tek ajo arti dhe ëmësia. Tabloja përcjell gjithë linjën kompozicionale, koloritin dhe dritëhijen, në tërësinë e tyre gjithë komponentët estetik, të cilave ajo i’u kushtua dhe me të cilat përfaqësohet në galerinë krijuese.

Madame Le Brun u lind më 16 Prill 1755 dhe vdiq më 30 Mars 1842. Ajo zuri një vend të rëndësishëm në pikturën e portreteve të shekullit të 18-të.

Stili i saj artistik në përgjithësi konsiderohet pjesë e tendencave artistike të Rokoko me elemente të një stili të adoptuar Neoklasik. Lënda e saj dhe paleta e ngjyrave mund të klasifikohen si Rococo, por stili që ajo përdori, dhe me të cilën ajo përfaqësohet është në përputhje me shfaqjen e Neoklasicizmit. Vigée Le Brun krijoi një emër për veten e saj në shoqërinë Ancien Régime, duke shërbyer si piktore portreti për Marie Antoinette. Ajo shijoi patronazhin e aristokratëve evropianë, aktorëve dhe shkrimtarëve dhe u zgjodh në akademi arti në dhjetë qytete. Vigée Le Brun krijoi rreth 660 portrete dhe 200 peizazhe. Përveç shumë punimeve në koleksione private, pikturat e saj janë në pronësi të muzeve të mëdha, të tilla si Louvre , Muzeu Hermitat , Galeria Kombëtare në Londër, Muzeu Metropolit i Artit në New York, dhe shumë koleksione të tjera në Evropën kontinentale dhe Shtetet e Bashkuara.

SHKARKO APP