Gjërat që nuk i keni ditur për filmin më të famshëm të Krishtlindjes

“Home Alone”, është filmi që mban të mbërthyer pas ekranit gjenerata të ndryshme prej vitit 1998 e këtej dhe vazhdon të mbetet si filmi më i adhuruar për festat e fundvitit.

Skenaristi John Hughes ka shkruar skenarin për vetëm dhjetë ditë, ideja i kishte ardhur krejt spontanisht, përgjatë një udhëtimi me familjen e tij në vitin 1989 në Evropë. Dy javë pas kthimit nga pushimet, ai kishte pyetur veten se cfarë do të ndodhte, nëse do të humbte njëri nga fëmijët.

Edhe pse roli i Kevinit ishte vendosur që t’i jepej Macaulay Culkin, regjisori i këtij filmi prapë kishte vendosur të mbante një audicion, ku ishin lajmëruar rreth 200 fëmijë. Përpos Macaulay Culkin, në këtë film ka luajtur edhe vëllai i tij më i vogël. Ky film po ashtu është përfshirë edhe në librin Guinnes. Vetëm në fundjavën e parë ky film ka grumbulluar 17 milionë dollarë.

Shtëpia ku është xhiruar filmi në Ilion ka mbetur një aktraksion për turistët. Këtë film e patën dhënë për shfrytëzim pronarët e kësaj shtëpie dhe më pas e kanë shitur me një çmim marramendës prej 1 milion e 585 mijë dollarë.

Për këtë film më së shumti ka pasur reagime në Poloni. 4 milion njerëz në këtë shtet nuk mund ta imagjinojnë festën e Krishtlindkes pa e parë këtë film.

Home alone - Official Trailer 1990 HD

SHKARKO APP