Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb

Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruajtur se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulën për të filluar konferencën, Fishta ndenji në këmbë.

-Zotëri, a nuk keni karrige? e pyeti drejtuesi i seancës.

-Karrigën e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin, u përgjigj Fishta.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Cilin bisht? e pyeti i habitur drejtuesi i seancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Bishtin që kemi ne shqiptarët për të cilin ka shkruajtur ky shkrimtari sërb,-tha Gjergji duke shenjuar serbin.

-Ju lutem zotëri, mos bëni shaka,-foli përsëri drejtuesi.

-Nuk po bëj aspak shaka,-u përgjigj Fishta sepse serbi o do të gjejë bishtin shqiptarëve për të cilin ka shkruajtur, o të dalë përjashta i turpëruar. Shkrimtari serb nuk e zgjati, por kokulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?