Gjuha italiane në promovimin e trashëgimisë kulturore

Në edicionin e XVIII të Javës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Botë, si dhe në kuadër të programit kombëtar të “Edukimit Nëpërmjet Artit dhe Kulturës” në Kalanë e Gjirokastrës u zhvillua “Maratona e Poezisë dhe Artit 2018”.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin mbi njëqind nxënës të disa shkollave të Gjirokastrës, ku gjuha italiane studiohet si gjuhë e parë, apo gjuhë e dytë. Aktiviteti u mbështetet nga Ambasada Italiane në Tiranë, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë , Konsullata e Nderit e Italisë Gjirokastër, Komiteti “Dante Alighieri” në bashkëpunim më të ngushtë me DAR – Gjirokastër dhe mësueset dhe nxënësit e gjuhës italiane të shkollave 9-vjecaret “Koto Hoxhi”, Urani Rumbo”, “Cajupi”, Shkolla e Bashkuar “M. Gjollesha” – Lazarat, si dhe Gjimnazet “Asim Zeneli” dhe “Siri Shapllo” .

Java e Gjuhës Italiane në Botë i ka fillesat e saj në vitin 2001, pas një marrëveshjeje mes Ministrisë së Punëve të Jashtme e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Akademisë së Crusca-s dhe zhvillohet çdo vit në javën e tretë të tetorit rreth një tematike që shërben si epiqendër për organizimin e një programi të pasur kulturor me qëllim përhapjen e gjuhës italiane.

SHKARKO APP