“Gjurmë kulturore” në Tiranë

U hap dje në Universitetin e Arteve në Tiranë, ekspozita “Gjurmë kulturore”, me krijime të studentëve të Degës së Skulpturës të këtij Universiteti, të frymëzuar prej praktikës mësimore që kryen në Greqi, nën kujdesin e Ambasadës Greke në Shqipëri.
Përurimi i kësaj Ekspozite të mrekullueshme, në prani të Ambasadores së Greqisë, Eleni Sourani, u be nga dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura Ardian Isufi, i cili falënderoi Ambasadën Greke për kontributin e saj në realizimin e praktikës mësimore, që, për të dytin vit radhazi, u dha mundësinë studentëve të shikojnë nga afër monumentet kulturore të Athinës. Ambasadorja Sourani përgëzoi studentët e talentuar për veprat e tyre të mrekullueshme në skulpturë dhe grafikë, që krijuan duke qenë në kontakt me frymën e përbotshme të qytetërimit grek.
Ekspozita në Fakultetin e Arteve të Bukura (hyrja nga rruga Ibrahim Rugova) do të qëndrojë e hapur për publikun deri të Premten, 29 qershor 2018, paradite nga ora 10.00-13.00 dhe pasdite nga ora 17.00-20.00.

SHKARKO APP